E Shtunë, 31 Tetor 2026

Halimi: Do e zbardhim shpejt vrasjen e Konomit. Spahiu: Do duhet kohë

Ditën e djeshme, gjatë një vizite në familjen e Skerdilajd Konomit, gjykatësit të vrarë, ministri i ri i Drejtësisë, Eduard Halimi, u shpreh entuziast se hetimi do zbardhë ngjarjen shumë shpejt. Ai  tha se ka prova e dëshmitarë ndaj ngjarja do zbardhet shpejt.

Pak minuta më parë takova grupin hetimor, konstatova se grupi po punon në mënyrë të shkëlqyer, në bashkëpunim me ekspertët më të mirë të së drejtës, policisë kriminale dhe Krimeve të Rënda. Mora garancinë se hetimi do jetë i shpejtë dhe efikas dhe se përgjegjësit do të bien në prangat e

Nuk është një krim i përsosur. Organizatorët do dalin para drejtësisë. Ajo që është e rëndësishme është se nuk është një krim i përsosur, se ka prova, ka dëshmitarë që po flasin dhe autorët do të dalin para ligjit, ka deklaruar Halimi.

Madje një e përditshme ka intervistuar të atin e gjykatësit që thotë se janë zbuluar gjurmë ADN-je në skenën e krimit. Mësohet se gjykatësi ka marrë makinën e të shoqes për në punë, pasi makinës së tij i ishin çarë gomat. Këto janë lajmet që qarkullojnë në gazeta këtë mëngjes. Por, optimizmi i qeverisë për zbardhjen e shpejtë të ngjarjes, përballet me pesimizmin e numrit dy të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Gjatë homazheve në Vlorë, Kreshnik Spahiu ka deklaruar se do duhen ditë që të zbardhet një krim i tillë. Spahiu tha se kanë kaluar 24 orë nga krimi dhe vrasësi nuk është kapur.

Ceremonia mortore e gjyqtarit Skerdilajd Konomi, u zhvillua në teatrin Petro Marko. Trupi i pajetë i gjyqtarit është vendosur në hollin e Teatrit, për ti dhënë lamtumirën e fundit.

Ndërkaq, e pranishme në homazhe, ishte dhe prokurorja Ina Rama, e cila anashkaloi mediat.

Kryetari i Bashkisë në Vlorë, Shpëtim Gjika ka ngushëlluar familjarët, ndërsa ka deklaruar se kjo është një humbje e madhe dhe për shtetin. Për të, nëpërmjet këtij akti të rëndë, është dënuar rëndë familja, qyteti i Vlorës, drejtësia shqiptare.

Ndonëse kanë filluar hetimet intensive, fill pas ngjarjes së rëndë që tronditi jo vetëm qytetin e Vlorës, por edhe mbarë opinionin publik shqiptar, atentati mafioz kundër gjyqtarit Skerdilajd Konomi vijon të mbetet i mbuluar me mister.

Ngjarja tragjike e ndodhur vetëm një ditë më parë, ka ngritur në këmbë krerët më të lartë të shtetit, por edhe strukturat më të specializuara të policisë shqiptarë, për të hedhur dritë mbi ekzekutimin me tritol, në mënyrë të telekomanduar në automjetin e 35-vjeçarit Konomi.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›