E Diel, 1 Nëntor 2026

Shpërthen makina në qendër të Vlorës, vdes GJYKATESI

Foto arkiv nga nje tjeter shperthim ne Vlore

(E PERDITESUAR)- Një makinë ka shpërthyer në qendër të Vlorës. Viktima e këtij atentati është 35 vjeçari Skerdilajd Konomi, gjykatës në këtë qytet. Mësohet se makina ka shpërthyer ndërsa ishte në lëvizje e sipër për shkak se shpërthimi ishte i komanduar. Makina e shpërthyer është e tipit Benz me targa VL 6383 B, në pronësi të Konomit. Ende nuk ka të dhëna të mëtejshme për këtë ngjarje të rëndë. Dyshimet se shpërthimi ka ardhur për shkak të një sasie eksplozivi. Shpërthimi ka bërë që të bllokohet bulevardi i qytetit. Këtë verë qyteti i Vlorës është tronditur disa herë nga krime të tilla si shpërthime makinash, vrasje dhe grabitje bankash.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›