E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ishte dënuar për vjedhje, ekstradohet nga Milano 29-vjeçari

Nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana është ekstraduar nga Milano drejt Shqipërisë, shtetasi shqiptar Dorian Naim Kacaj, vjeç 29, banues në Durrës.Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës me vendim të datës 22.02.2010, e ka dënuar me 7 vjet burg për kryerjen e veprës penale të "Vjedhjes me armë në bashkëpunim e mbetur në tentativë".
 

Ngjarja, për të cilën këtë shtetas gjykata e ka deklaruar fajtor, ka ndodhur me datë 21 korrik 2004, ku shtetasi Dorian Kacaj në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë, përkatësisht Vasil dhe Sokrat Xhangolli, kanë tentuar të vjedhin me armë një dyqan në Durrës.
 

Arrestimi i tij, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë, u bë i mundur më datë 17.11.2011, në Piacenza të Italisë, si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën. Në aeroportin "Nënë Tereza" në Rinas ky shtetas i është dorëzuar përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›