E Shtunë, 31 Tetor 2026

Halimi: Heqja e imunitetit, rrezon alibine e Prokurorise per hetimet Rozeta Rapushi

Ministri i Drejtesise, Eduard Halimi, tha dje se heqja e imunitetit per zyrtaret dhe politikanet permes referendumit popullor do t'i heqe cdo alibi prokurorise per mos'hetimin e tyre. Gjate nenshkrimit te memorandumit te bashkepunimit me Inspektoratin e Larte te Kontrollit dhe Deklarimit te Pasurive, Halimi tha se imuniteti eshte nje pengese per hetimin e gjyqtareve. "Ky eshte nje qendrim i shprehur edhe nga prokuroria ne vijim dhe per te hequr edhe cdo alibi te prokurorise, sigurisht qe kjo ceshtje duhet te marre fund njehere e mire. Gjyqtare dhe zyrtare duhet te jene te barabarte me qytetaret dhe per kete do te vendosin qytetaret", - u shpreh ministri. Sipas tij, drafti fillestar per heqjen e imunitetet per zyrtaret dhe gjyqtaret ishte me radikal, por ishte opozita ajo qw e zbuti, duke arritur ne variantin e kufizimit te imunitetit dhe me pas nuk e votoi ate ne Kuvend. Ne kete kuader, kreu i Drejtesise, tha se referendumi do te jete ai qe do t'i jape zgjidhje perfundimtare kesaj ceshtje. Deklarata e ministrit u be dje gjate nenshkrimit te memorandum per hetim te shpejte ne regjistrin elektronik te pasurive te zyrtareve me Inspektoratin e Larte te Deklarimit dhe Kontrollit te Pasurive. Kreu i Inspektoratit Adriatik Llalla, tha ne fjalen e tij gjate ceremonise, se 70-80% e kerkesave te bera per hetim te zyrtareve te larte per fshehje te pasurise, pushohen si ceshtje nga Prokuroria e Pergjithshme. Nderkohe qe ngriti si shqetesim faktin se zyrtaret po i fshehin pasurite tek te ashtuquajturat "dhurata", ne vlera te konsiderueshme apo huamarrjet e shumta. Qendrimi u be publik dje gjate nenshkrimit te memorandumit mes ILDKP-se dhe Ministrise se Drejtesise, per aksesin online nga ana e ILDKP-se ne regjistrin elektronik te pasurive te paluajtshme. Llalla tha se pikerisht per kete ceshtje, jane bere edhe propozimet per ndryshimet ne ligjin per deklarimin e pasurive, te cilat do te shqyrtohen ne shtator ne Parlament. "Ne kemi kerkuar qe te hetohen rastet e personave te lidhur me zyrtaret, pasi ne mjaft raste konstatojme se zyrtare te ndryshem, deklarojne si sigurime te tyre financiare te ardhurat nga dhuratat dhe huamarrjet. Kerkesa jone eshte perqendruar ne faktin se duhet te hetojme rastet e personave te trete, pra lidhjet familjare apo shoqerore te zyrtareve, te cilet deklarojne se japin dhurata apo huamarrje ne shuma te konsiderueshme, cka ne mjaft raste sherbejne si burim kryesor financiar per zyrtaret, te cilet dyshojme se jane menyra per te fshehur pasurine e krijuar ne menyre jo te ligjshme", - u shpreh dje Llalla. Ai nuk u kursye gjithashtu edhe ne kritikat ndaj organit te akuzes. Madje, kete here, foli edhe me shifra konkrete. "70-80 per qind e kerkesave per hetim te zyrtareve te larte per fshehje apo tjetersim te pasurise qe i jane cuar prokurorise, jane pushuar", - u shpreh kreu i ILDKP-se. Me nenshkrimin e memorandumit te djeshem me Ministrin e Drejtesise, Eduard Halimi, ILDKP tashme ka akses te plote ne regjistrin dixhital te pasurive te paluajtshme, duke u shmangur keshtu burokracite mes dy institucioneve. Ne kete menyre, qe te gjithe pasurite e nepunesve publike, te familjareve te tyre dhe te personave te lidhur do te verifikohen on-line brenda pak minutave. "Nepermjet ketij memorandumi, qeveria tregon edhe njehere vullnetin dhe angazhimin maksimal per te siguruar te gjitha mjetet e nevojshme dhe instrumentet ligjore dhe ekzekutive per forcimin institucional. Kjo tregon edhe njehere vendosmerine e palekundur te qeverise per luften pa kompromis ndaj korrupsionit dhe te gjithe formave te shfaqjes se tij", - tha Ministri i Drejtesise, Eduard Halimi. Ndersa Llalla e vleresoi marreveshjen si nje hap te rendesishem dhe pozitiv ne forcimin e bashkepunimit mes dy institucioneve, qe ndikon ne marrjen ne kohe reale te hetimit dhe ne uljen e kostos financiare dhe njerezore dhe ka si qellim forcimin e shtetit ligjor. Sipas ministrit te Drejtesise, ky projekt pritet te ndihmoje dhe per luften ndaj korrupsionit ne drejtesi, sepse duke i dhene ILDKP aksesin on-line per hetime, do t'i jape mundesi asaj qe te hetoje ne menyre me te shpejte dhe efikase pasurite e gjyqtareve, prokuroreve dhe gjithe familjareve te tyre apo njerezve te lidhur me ta.

Si do te hetohen e verifikohen pronat e zyrtareve te larte

Me memorandumin e nenshkruar dje mes Ministrise se Drejtesise dhe ILDKP-se, ne cdo moment, brenda pak minutave, ILDKP do te kete mundesi te verifikoje pasurite e paluajtshme, te te gjithe zyrtareve dhe njerezve te lidhur me ta, te ministrave, deputeteve, zyrtareve te pushtetit qendror dhe atyre te pushtetit lokal. Ministri i Drejtesise, Eduard Halimi, shtoi gjithashtu se ky projekt do te ndihmoje edhe per luften ndaj korrupsionit ne drejtesi, sepse duke i dhene ILDKP aksesin on-line per hetime, do t'i jape mundesi asaj qe te hetoje ne menyre me te shpejte dhe efikase pasurite e gjyqtareve, prokuroreve dhe gjithe familjareve te tyre apo njerezve te lidhur me ta. "Ky memorandum i jep ne kete menyre ILDKP-se, por dhe institucioneve te tjera, mjetet dhe instrumentet per hetime proaktive ndaj cdo nepunesi publik, subjekt i ligjit per deklarimin e pasurive. Dhenia e te drejtes se aksesit on-line per gjithe informacionin e kerkuar, jo vetem qe ndihmon ILDKP per hetimin e shpejte dhe efikas, por ndihmon edhe vete ZRPP, pasi lehteson punen e saj dhe ngarkesen qe kerkohet per fotokopjimin dhe korrespondencen ne leter", - theksoi Halimi. Sipas tij, kjo tregon se portalet dhe projektet e Shqiperise Digjitale, cdo dite e me teper po japin impakt te jashtezakonshem tek qytetaret, tek institucionet, tek drejtesia dhe tek modernizimi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›