Fragment nga Kujtimet e nje gazetari ditari i Zoi Xoxes
Me Mustafa Gjinishin f. 202
Nje mengjes po vija nga shtepia ne zyre. Rruga me detyroi te shkoja perpara kafenese se Leonidhes ne Rrugen Mbreterore. Atje takova Mustafa Gjinishin qe po rrinte ne nje tryeze vetem dhe i menduar. E pershendeta dhe i thashe me te qeshur
-Hej Mustafa te kane humbur gjemite Pse je kaq i menduar
-Nga te mos jem Skam asnje lek ne xhep dhe Musa Juka sme le te ze pune gjekundi.
-Ashtu ndash iu pergjigja hijerende. ndash Po tek une pse ske ardhur
-He cdo te me besh ti kurse me lufton Musa Juka
-Domethene ke nevoje per pune. A te pelqen te punosh me mua ne gazete
-Aman puna e gazetes me pelqen shume. Ti e di se edhe ne shkolle kam punuar te Laboremus. Po ku te le Musa Juka te me marresh mua te dergon edhe ty ne Porto Palermo.
-Mire atehere eja me mua.
Ngriti syte dhe me pa i habitur. Kujtoi se po qeshja dhe nuk luajti nga vendi. I qeshur sic ishte prej natyre rrinte buzagaz edhe kur ishte ngushte dhe ne mjerim.
-Eja Mustafa me mua - i thashe me ngulm. Dhe i vura krahun.
E mora ne zyren time mbylla deren dhe i fola me ciltersine me te madhe.
-Degjo Mustafa une te njoh fare mire dhe te dua. Une e di qe ti je djale me karakter e i beses. A do te me japesh fjalen e nderit te jesh korrekt dhe te mos besh ndonje brockull
-Kurre. Une shokun se tradhtoj kurre.
-E di. Ndryshe nuk te merrja. Po te emeroj redaktor te politikes se jashtme me shtate napolona ne muaj. Dakord
-Me duket si e pabesueshme.
-Eja me mua.
E shpura ne dhomen e tij dhe i dhashe materialin per te punuar.
Isha shume i kenaqur nga puna e tij. Po megjithese ai shkruante pa firme prapeseprape u mor vesh se ai kishte hyre dhe punonte ne gazeten Drita. Ta pret mendja qe e mori vesh edhe Musa Juka i cili nje mengjes me mori ne telefon dhe nisi te bertiste me sa e kishte ne fyt sic e kishte zakon. Keto te bertitura mua me terbonin sado qe e dija se i kishte fiktive sa per te trembur njerezit. Iu pergjigja se nuk pranoja te bertitura dhe se nje deputeti nuk i bertitej ne ate menyre prandaj te qetesohej se do ti shkoja ne zyre per tu marre vesh si njerez. Dhe mbylla telefonin.
I shkova ne zyre. E gjeta qe si kishte zbritur inati dhe me priti pa mu ngritur ne kembe dhe pa me thene qe te ulesha. Kjo sjellje me preku mu ne seder u ula pa i kerkuar leje dhe i thashe qe ta hiqte ate zakonin e te bertiturit se do ta prishnim keq. Mos te kujtonte se kishte perpara ndonje sherbetor. Mos te harronte se une isha deputet se gezoja imunitetin parlamentar dhe se po te me mbushej kupa do ti beja ndonjehere ndonje interpelance parlamentare per keto sjelljet e tij jo fisnike.
-Tani po deshe le te flasim si njerez ku e ke hallin ndash e pyeta me qetesine me te madhe.
-A asht e vertete se ke marre ne zyre Mustafa Gjinishin
-Po.
-Po si e more pa me pyete mue
-Eumlshte kompetenca ime per te zgjedhur bashkepunetoret e gazetes dhe nuk lejoj asnje qofte edhe ministrin e Brendshem qe te me nderhyje ne punet e mia.
-Si more Me vu bolsheviket ne gazete dhe une minister i Brendshem te mos nderhyj
-Gazeta ka nje drejtor qe eshte pergjegjes perpara ligjit per te gjitha shkrimet qe botohen. Drejtor jam une dhe pergjegjes jam une. Te tjeret nuk figurojne punojne prapa perdes. Ata pergjigjen vetem kundrejt meje jo kundrejt te tjereve.
-Mire po edhe ti vete nuk duhet me pranue nje bolshevik ne zyre. Sigurisht nuk e ke pas dite...
-E kam ditur dhe e di fare mire. Ama po i leacute te rinjte pa buke dhe po i ndoqe kemba-kembes ashtu sic i ndjek ti te gjithe do behen bolshevike. Interesi yne eshte ti perkrahim te rinjte tu japim doren qe te zhvillohen e te perparojne. Kjo eshte arsyeja pse une i perkrah te rinjte i marr ne pune dhe nuk i le te vdesin per buke. Kete politike kundrejt te rinjve une ia kam bere te ditur edhe mbretit me nje raport te gjate. Me anen e kryeministrit ai me beri te ditur se kam te drejte po sbesove mund ta pyesesh vete zotin Kota.
E pashe qe sikur u vrenjt pak ndash nuk i erdhi mire kur permenda Koco Koten te cilin e kishte shemer.
-Po mue pse nuk me the gjacirc
-Kjo vije eshte aq e qarte sa kujtova qe nje minister i Brendshem nuk mund te mos e dinte.
Kafshoi buzen dhe nuk beri ze.
Dhe Mustafa Gjinishi mbeti ne gazete dhe se luajti as topi gjer me 7 prill 1939 kur pushtimi i Italise na permbysi te gjitheve.