E Diel, 1 Nëntor 2026

Halimi: Presidenti të bëjë propozimin për kreun e GJK, PD e gatshme të kërkojë mbledhjen e Kuvendit

Deputeti demokrat sqaron të ashtuquajturën “nismë ligjore” të aluduar nga mediat, duke konkretizuar se bëhet fjalë për një qëndrim racional të shumicës parlamentare, për të kërkuar thërritjen e Kuvendit edhe gjatë muajit gusht, mjafton që presidenti i Republikës, të dekretojë kreun e ri të Kushtetueses. Mazhoranca vlerëson se kjo çështje nuk duhet të zvarritet dhe se Gjykata Kushtetuese duhet të rivendoset në kuadrin Kushtetues


Sekretari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike edhe njëherazi deputeti Eduard Halimi ka përgenjështruar sot keqinformimet sipas tij, të artikuluara nga media elektronike dhe e shkruar lidhur për të ashtuquajturën aksion ligjor për zgjedhjen e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese. Halimi tha se PD është e gatshme të kërkojnë mbledhjen e Kuvendit në një seancë të posaçme gjatë muajit gusht, pasi kreu i shtetit të dekretojë kreun e ri të Kushtetueses. Ai mohoi në mënyrë kategorike çdo aludim tjetër. “Në titujt e medias së shkruar, është përmendur një deklaratë nën emrin tim, për ndërmarrjen e një aksioni ligjor për zgjedhjen e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese. Por, kjo deklaratë, nuk është përmendur, thënë apo shkruar nga ana ime në asnjë rast. Ajo që është deklaruar prej meje, gjendet e qartë në brendësi të gazetave. Dua të informoj median e shkruar dhe atë vizive, se e gjithë fjalia e përmendur në intervistë ka të bëjë me mbledhjen e Parlamentit në një seancë vetëm në rast se Presidenti i Republikës do të sjellë emrin për kryetarin e Gjykatës Kushtetuese para muajit shtator dhe se ekzistojnë të gjithë mjetet dhe mekanizmat që Gjykata Kushtetuese të rivendoset në kuadrin Kushtetues në rast se një veprim i tille do të ndodhë”- u shpreh deputeti demokrat dhe anëtari i komisionit parlamentar të ligjeve, Eduard Halimi. Sipas tij, gjithçka tjetër krahas këtij qëndrimi dhe deklaratës për shtyp të dhënë disa ditë më parë nuk paraqesin në mënyrë reale qëndrimin e tij në lidhje me kërkesën për respektimin e Kushtetutës së vendit nga të gjithë, dhe respektimin e plotë të mekanizmave reale që ajo parashikon. “Ajo që paraqitet në titujt e sotëm të gazetave nuk është reale dhe është e nxitur nga komercializmi ose keqkuptimi”- tha më tej ai.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›