“Na falni anashkalimin e Rugovës, por Rama e ka bërë vetë fjalimin”
Thagma e Këshilltarit të Ramës për rajonin, Shkëlzen Maliqi
Një lapsus të vogël e quan anashkalimin që shefi i tij i ardhshëm, Edi Rama që i bëri figurës së Ibrahim Rugovës gjatë fjalimit në kuvendin e Kosovës. Këshilltari i Ramës për rajonin Shkelzen Maliqi e vlerëson lëshim shumë më të madh bojkotin që LDK-ja i bëri kryeministrit të ri të Shqipërisë gjatë fjalimit në Kuvendin e Kosovës. Maliqi theksoi se nuk kishte dorë në fjalimin përjashtues të Edi Ramës. Sipas tij, Edi Rama e ka përpiluar vetë fjalimin e tij, ndërsa respektin ndaj figurës së Presidentit të ndjerë e ka dhënë aty ku duhet. “E shini qartë se Rama bëri homazhe te Presidenti Rugova. Në kuadër të vizitës ai është përkujdesur të shkoj tek varri i presidentit. Dmth ky është respekti i Ramës ndaj figurës së figurës historike të Rugovës”, tha këshilltari i kryeministrit Rama. Maliqi tha se Rama në dallim nga Berisha, është një politikan më pak popullist, që në Prishtinë ka ardhur me shumë ide konkrete të bashkëpunimit, siç është unioni doganor që sipas tij është më i rëndësishmi.