Amnistia fiskale në Fier, Hipoteka: Duhet më shumë kohë
Ndonëse për dy javë skadon afati i ligjit për amnistinë fiskale për zyrat e regjistrimit të pasurive të paluajtshme, në qarkun e Fierit kanë mbetur ende një numër i madh i pasurive të paregjistruara. Kështu ka deklaruar drejtori i Hipotekës së Fierit, Tomor Allkushi, i cili ka theksuar se deri më sot në qarkun e Fierit jane rivlerësuar rreth 2500 pasuri.
Drejtori i Hiptokës së qarkut Fier ka pohuar se fluksit të madh të qytetarëve për të përfituar nga ligji i amnistisë fiskale do tu shërbehet me përparsi deri në fund të procesit të rivlerësimit të pasurise ,por sipas tij pa penguar punën edhe për regjistrimet e pasurive te paluajtshme si objekte banimi , biznesi magazininimi, tokë bujqësore etj.