Korce dhunohet mjeku

Një mjek urgjence është sulmuar dhe goditur me mjete të forta nga një pacient i sanatoriumit në qytetin e Korçës. Thoma Nini, ish konsull nderi ne Selanik, është goditur nga pacienti 61 vjeçar, Hajdar Bregu kohen kur ishte duke kryer vizitat e mëngjesit në spital.
Policia ka bërë menjëherë arrestimin e dhunuesit, i cili nuk është larguar nga ambientet spitalore. Dëshmitarët i treguan policisë, se pacienti pasi ka këmbyer fjale me mjekun, ka marrë një karrige dhe e ka qëlluar atë në koke, duke i shkaktuar plage të rënda.
Koleget e tij i dhanë menjëherë ndihmën e nevojshme dhe gjendja shëndetësore e mjekut te sulmuar është jashtë rrezikut për jetën.
Policia po heton ngjarjet per te zbardhur shkaqet qe çuan pacientin te godas mjekun. Nga ana tjetër bluzat e bardha te Korçës pritet te dalin ne proteste per te kërkuar me tepër siguri dhe mbrojtje.