E Shtunë, 31 Tetor 2026

Halimi Transparenca e rendesishme per forcimin e besimit tek publiku

Ministri i Drejtësisë Eduard Halimi ka vizituar Gjykatën e Apelit Tiranë dhe Zyrën e Administrimit te Buxhetit ku eshte takuar me stafin drejtues të Gjykatës së Apelit dhe stafin administrativ të saj. Ministri i drejtesise u njoh nga afër me sistemin e menaxhimit të çështjeve civile dhe penale si dhe aksesin për qytetarët.

“Transparenca e sistemit gjyqësor”- theksoi Halimi- “ është jashtëzakonisht e rëndësishme dhe është detyrë e drejtuesve të gjykatave që të venë në eficensë të plotë sistemin elektronik. Halimi u shpreh i bindur se dixhitalizimi i sistemit gjyqësor do të forcojë transparencën duke sjelle padyshim rritjen e përgjeshmërisë se sistemit gjyqësor ndaj ligjit, uljen e korrupsionit dhe forcimin e besimit të publikut. Drejtuesit e Gjykatës së Apelit e njohën ministrin me menaxhimin e sistemit elektronik si dhe hapjen e faqes zyrtare për këtë gjykate.

Nderkohe Halimi ka propozuar që kryetarët e Gjykatave të shpallin një ditë të hapur për publikun në hedhjen e shortit me qëllim që qytetarët të shohin vetë se si hidhet shorti në Gjykata.

Sipas ministrit Halimit përpjekja e aktorëve të drejtësisë për transparencë është shumë e rëndësishme për reformat.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›