Imami Vendet tona kane ecur perpara drejt objektivit final te NATO-s
Ministri i Mbrojtjes Shqiptare, Arben Imami, mori pjesë sot në Takimin e Ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të “Kartës Adriatik” – SHBA, “U.S – Adriatik Charter Defense Ministerial Meeting”, e cila zhvilloi punimet e saj në mjediset e “Hotel Adriatik”, në Durrës. Në këtë aktivitet ishte i pranishëm gjithashtu Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi, Komandanti i Komandës së Aleancës për Operacionet në Evropë të NATO-s, Admirali Xhejms Stavridis, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Aleksandër Arvizu si dhe përfaqësues e ministra të vendeve anëtare të Kartës së Adriatikut.
Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, duke përshëndetur dhe falënderuar delegacionet pjesëmarrëse në këtë takim, për koontributin dhe angazhimin e tyre të shpalosjes së sfidave të integrimit të të gjitha vendeve të rajonit në strukturat euroatlantike, u shpreh: “Në emrin tim personal por edhe si ministër i Mbrojtjes, dua t’ju shpreh kënaqësinë time dhe falënderimet e mia për vendet tuaja, për kontributin që kanë dhënë ato për Forcat e Armatosura Shqiptare si dhe forcimin e marrëdhënieve tona dhe të integrimit rajonal, në strukturat euro atlantike. Jemi krenarë të konstatojmë se vëndet tona kanë ecur përpara drejt këtij objektivi final. Jam i bindur se diskutimet, shkëmbimet e eksperiencave, mendimeve dhe përvojave personale të sejcilit vend të cilat do të diskutohen gjatë këtij takimi do të na çojnë pikërisht në realizimin e këtij objektivi. Bashkëpunimi rajonal ka marrë një dimension të ri gjatë viteve të fundit, megjithatë duke pasur parasysh konceptin e ri strategjik të NATO-s, besoj që ka nevojë të çojmë më përpara sfidat e sigurisë në kuadrin e kufizimeve financiare. Jam i sigurt se kontributet tuaja në misionet paqeruajtëse do të na ndihmojnë që të reagojmë më mirë ndaj kërkesave dhe detyrimeve që kemi ndaj Aleancës. Nga ana tjetër, ato na ndihmojnë të përcaktojmë fusha të reja të bashkëpunimit në të ardhmen dhe të koordinojmë më mirë veprimet tona për të arritur një bashkëpunim rajonal të qëndrueshëm, si një mjet për të siguruar paqen, stabilitetin dhe zhvillimin demokratik në rajon e më gjerë. Në këtë mënyrë ky bashkëpunim do të shtoj edhe më tepër përparimin e vendeve tona drejt NATO-s dhe BE-së. Ballkani ka bërë ndryshimin më të madh të situatës gjatë këtyre viteve, krahasuar me vendet e tjera të europës. Kjo për arsye të vullnetit të qeverive tona. Jam i bindur se diskutimet tona do të koontribuojnë në sencin e kësaj mbledhjeje”.
Presidenti i Republikës, duke e përshëndetur këtë takim u shpreh: “Ky takim, ashtu si edhe takime të tjera periodike në fushat e mbrojtjes, sigurisë dhe sektorëve të tjerë qeverisës, vjen si një shprehje e qartë e realitetit të ri rajonal, - bashkëpunimit intensiv dhe të natyrshëm midis vendeve tona. Samiti ministror e konfirmon këtë model bashkëpunimi, ndaj më lejoni të vlerësoj lart përkushtimin dhe angazhimin serioz të qeverive respektive në funksion të rritjes së klimës koordinuese dhe bashkëpunuese në çdo aspekt të mbrojtjes dhe të sigurisë. Shqipëria konfirmon mbështetjen e plotë dhe dëshirën e madhe që të gjitha vendet e rajonit, përfshirë edhe shtetin më të ri, Kosovën, të bëhen pjesë e projektit të përbashkët euroatlantik. Ministri Imami dhe delegacioni i tij do të jenë pjesë e diskutimeve konkrete në secilën prej tyre. Unë shfrytëzoj rastin për të nxjerr në pah eksperiencën e deritanishme pozitive në misionet tona paqeruajtëse në disa vende të botës, si dhe modelin e shkëlqyer të komunikimit ndër rajonal jo vetëm në nivel politik, por edhe në çështje konkrete të bashkëpunimit ushtarak. Shqipëria do të jetë aktive në misionet e saj paqeruajtëse në Afganistan dhe në çdo projekt tjetër në kuadër të NATO-s”, nënvizoi ndër të tjera presidenti Topi.
Nga ana e tij, Komandanti i Komandës së Aleancës për Operacionet në Evropë të NATO-s, Admirali Xhejms Stavridis, teksa ka bërë një përshkrim të shkurtër të bukurive natyrore që ofron vendi ynë, duke u nisur nga bregdeti i Durrësit, tha se: “Dëshiroj të them fjalët më të mira për zotin ministër dhe Forcat e Armatosura Shqiptare ku mbrëmë u pasqyruan 3000 vjet histori me traditë, që nga Ilirët e deri në Shqipërinë e sotme. Pra, dua të them se koncerti i një nate më parë, organizuar nga Ministria e Mbrojtjes, ishte një ceremoni shumë e bukur që më ka lënë pa fjalë. Dëshiroj që të flas për sfidat e përbashkëta me të cilat përballemi të gjithë dhe si duhet të përpiqemi që ti kapërcejmë këto sfida. Kur them ‘sfida’, nuk dua të harroj dhe progresin e arritur këtu në Ballkanin Perendimor që është vërtet shumë i mirë. Nëse do t’i kthejmë sytë nga e shkuara 10-15 vite më parë, do të kujtojmë konfliktet dhe vështirësitë e mëdha që janë kapërcyer. Sot, Ministra të vëndeve të ndryshme të Ballkanit Perendimor, jemi ulur të gjithë rreth të së njëjtës tryezë në një atmosferë bashkëpunimi. Jemi bashkuar këtu sot për të folur për bashkëpunimin ndërkombëtarë dhe për sigurinë ndërkombëtare. Pra, kjo dëshmon progresin e arritur gjatë këtyre 10-15 viteve të fundit. Më kujtohet para tre vjetësh kur më emëruan Komandant Suprem të Aleancës, gjëja e parë që bëra ishte të shkoja në Bosnje-Hercegovinë, ku u takova me zotin ministër aty dhe pashë nga afër mundësitë për të punuar së bashku gjithnjë e më shumë. Ky është një shembull, se si përmes bashkëpunimit ne mund të arrimë progres për këto çështje të rëndësishme të sigurimit. Po kështu më bëhet qejfi për të gjithë punën tonë të përbashkët të arritur deri më tani, në vende të tilla si Afganistani apo edhe në vende të tjera të vështira ku ka misione paqeruajtëse, siç është p.sh Forca Ndërkombëtare e Sigurimit në Afganistan, ku shumë prej vëndeve të pranishme sot në këtë sallë, janë të përfaqësuara, sigurisht si vëndet anëtare të NATO-s po kështu edhe vendet aleate të saj. Ka një përfshirje shumë të mirë të Shqipërisë në Afganistan sidomos, së bashku edhe me vënde të tjera të cilat kanë çuar trupat e tyre atje”, u shpreh ndër të tjera admiral Stavridis.