Topalli nuk njeh kodin zgjedhor apo nuk do ta zbatojë atë?
Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli nuk e njeh Kodin Zgjedhor, ose nuk dëshiron ta zbatoje atë. Sipas njohurive ligjore te kryetares Topalli vendi i vakant i kryetarit te KQZ shpallet ne momentin qe ligjin hyn ne fuqi edhe pse ne kodin e ri zgjedhor thuhet shprehimisht se shpallja behet menjëherë pas dekretimit nga Presidenti i Republikës.
Por pika 2 e nenit 106 te kodit zgjedhor cilëson se shpallja e vendit vakant te kryetarit te komisionit qendror te zgjedhjeve behet menjëherë pas shpalljes se ligjit, raporton Vizion Plus.
Kjo do te thotë se konkursi për vendin e pasardhësit te Arben Ristanit duhet te shpalljes ditën qe presidenti shpalli dekretin ne 16 gusht. Edhe opozita e ka cilësuar shkelje te hapur te kryetares se Kuvendit. I kontaktuar me telefon nga Vizion Plus bashkëkryetari për çështjet e reformës zgjedhore Damian Gjiknuari deklaroi se kryeparlamentarja Topalli ose nuk njeh ligjin ose po shkel qëllimisht kodin zgjedhor.