Nishani: S`ka asnjë vend binjak me shqiptarët për sa u përket sakrificave
Presidenti Bujar Nishani ka vijuar vizitën e tij në Kosovë, ndërsa sot ka mbajtur edhe një ligjeratë në një Universitet në Prishtinë, në prani të shumë përfaqësuesve nga bota akademike, të shoqërisë civile kosovare, intelektualë, pedagogë dhe studentë.
Në fjalën e tij, kreu i shtetit shqiptar tha se shqiptarët kanë luftuar pareshtur për gjuhën dhe arsimin e tyre dhe sipas tij “s`ka asnjë vend binjak me shqiptarët për sa u përket sakrificave.
Me armë dhe penë rilindasit tanë kanë bërë përpjekje titanike për ringjjalljen e kombit tonë. Është e domosdoshme të kapin kohën globale të dijës dhe për këtë duhet të formojmë arsimin me standartet europiane. Sfida që arsimi dhe shkenca duhet të përballojnë është që të përgatisin brezat që do ta bëjnë Kosovën konkurese dhe anëtare të Europës së bashkuar tha Nishani.
Ai ka theksuar më tej se shqiptarët e kanë treguar me me fakte historike se dinë të jetojnë me harmoni dhe të bashkëpunojmë me fqinjët.
Kombi që lindi Nënë Terezën nuk mund të jetë ndryshe. Shqiptarët të cilët ndodhen në disa shtete do të jenë të bashkuar në Bashkimin Europian. Ne jetojmë në një rajon që vjen nga një periudhë konfliktesh por pa harrur të shkuarën, duke falur ne shohim drejt së ardhmes duke pasur si angazhim anëtarësimin në BE.Rruga e vetme drejt së ardhmes është bashkëpunimi me fqinjët me të cilët na ndan e shkuara por na bashkon e ardhmja shtoi Nishani.