E Shtunë, 31 Tetor 2026

Referendumi kundër plehrave, KQZ shtyn vendimin për nesër

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka shtyrë për nesër vendimin për mbajtjen e referundimit kundër importit të plehrave, i iniciuar nga Aleanca Kundër Importimit të Plehrave (AKIP).
 

Mbledhja e sotmee KQZ-së u shoqërua me debate për firmat e hedhura nga qytetarët për referendumin. Kreu i KQZ-së, Arben Ristani tha se ka dyshime për falsifikime, por sipas tij, kjo nuk e cenon kuotën prej 50 mijë firmash për mbajtjen e referendumit.
 

Zyrtarë të KQZ-së thanë se kanë dërguar në polici për verifikim, rreth 147 kampionë firmash, të cilat dyshohet se janë falsifikuar.
Aleanca Kundër Importimit të Plehrave arriti të merrte më shumë se 62 mijë firma nga qytetarët duke tejkaluar kështu me disa mijë kuotën për mbajtjen e referendumit.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›