Haliti, në Paris me “Fabulous”

Ai vetë e pat thënë se “Fabulous” mund të vazhdojë me “Fabulous” Tirana, Shkupi, pse jo Athina, apo Beograd... Për pak ditë, më 14 prill, e njëjta ekspozitë të cilën e ka çelur më parë edhe në Kosovë, do të udhëtojë drejt Parisit. Veprat e tij do të njihen edhe me publikun francez dhe arti i piktorit shqiptar Helidon Haliti, do të vlerësohet edhe më gjerë. Haliti është nga rastet e rralla të piktorëve shqiptarë i shfaqur fillimisht jashtë kufijve e më pas në vendin e tij. E kanë quajtur piktor të ngjyrës dhe temës së përrallave, legjendave dhe baladave shqiptare. Përrallorja është mënyra e tij e të menduarit, por edhe të jetuarit.
Në këtë kuadër “Fabulous” ka një simbolikë të thellë, pasi ka elementë të tillë, si varka, ku secili prej nesh ka atë odisenë e vet, ka elementin e shtëpisë, të kafshëve që janë ato që mbartin gjithë peshën e shqiptarit në këto 10 vitet e fundit dhe janë ato që kanë një pafajësi të përsosur. Ka gjetur vend në këtë ekspozitë të veçantë një gërshetim i agresives me estetiken. Në një intervistë të mëparshme, piktori ka thënë se arti i tij ka qenë shumë i rëndë ca kohë, sepse arti patjetër do të thotë diçka dhe duke qenë komunikues, ka nevojë edhe të klithë, edhe të thërrasë, që t’u tërheqë vëmendjen njerëzve.
“Tani po bëhet më e butë, pasi ia kam arritur qëllimit, i kam tërhequr vëmendjen dhe tashmë po merrem më shumë me anën estetike”, është shprehur ai. Helidon Haliti, para publikut francez do të shfaqet me elementet dalluese të pikturës së tij, me kafshët si dhe simbolin e varkës dhe anijes, që simbolizon shqiptarët të cilët fatin e kërkojnë gjetkë. “Piktori Helidon Haliti di të marrë dramë nga ngjyrat dhe t’u japë atyre një ndodhi të shtangur, natyrisht shpirtërore, ndërsa shpirtit, trazimeve të tij, u jep ngjyrën e duhur, ato të çuditshmet, të mendimit.
Haliti e tejkalon natyrën, duke e ribërë atë sipas një harmonie të vetën, ku zotërohet edhe çrregulli, ndërkaq ngjyrat, pasi të godasin, lëshojnë zhurmëtirë, zë largësie, borërimi, hijesh, resh, shteg drite, frushullimë rrote, qerthull vetmie, hapa, potkonj balade, që avitet dhe e beson. Helidon Haliti ka qenë piktor që pa lindur, poet i ngjyrave të tij”, shkruan shkrimtari Visar Zhiti në tekstin që e shoqëron këtë ekspozitë. I kthyer prej disa vitesh në Tiranë, pas një largimi në Greqi, ku ishte përqendruar edhe krijimtaria e tij, Haliti është prezantuar për publikun me disa ekspozita. Për Halitin, megjithatë, ky nuk është prezantimi i parë me Francën, ku jo vetëm ka ekspozuar.
Pak kohë më parë vepra e tij e titulluar “Gjeli”, është bërë pjesë e koleksionit presidencial të Presidentit francez, Nikolas Sarkozi. Piktura e artistit shqiptar ka mbërritur në Elysee, pallatin presidencial francez. Helidon Haliti i përket asaj gjenerate të re të studentëve të Shqipërisë bashkëkohore, i cili u diplomua në Akademinë e Arteve të Bukura për pikturë në vitin 1993. I emigruar ne Greqi për gati 12 vjet, piktori rikthehet në vendin e tij, për të derdhur në telajo atë që i bën përshtypje, shumë afër studios së tij. Helidon Haliti ka ekspozuar për herë të parë në Tiranë në vitin 1984, në një ekspozitë kombëtare, si dhe në ekspozitën e të rinjve në Oslo, në Norvegji në vitin 1985 ku është vlerësuar me dy çmime për akuarelet e paraqitura prej tij. Haliti ka qenë vazhdimisht i pranishëm në ekspozita të ndryshme në Shqipëri, por edhe në vende të tjera. Ai realizon vepra në gjini dhe teknika të ndryshme. Pikturat e tij janë pjesë e koleksioneve private në vende të ndryshme të botës.