“Halla ime e meritonte atë ndëshkim”
GJIROKASTER - Vladimir Ademi, personi që rrahu deri në vdekje hallën e tij dy ditë më parë, ka pohuar përpara hetuesve se ajo e meritonte një ndëshkim të tillë.
Prokurorët e çështjes kanë organizuar tre seanca pyetjesh gjatë 24 orëve të fundit me të pandehurin Ademi. Mësohet se pyetjes se përse e kishte goditur hallën për vdekje, Ademi i është përgjigjur se ajo kishte dalë nga rruga e Perëndisë dhe meritonte një ndëshkim të tillë. Sipas burimeve, të cilat u referohen rojeve të dhomave të paraburgimit në Komisariatin e Policisë së Gjirokastrës ku ndodhet Ademi, ai përgjatë natës ka recituar disa fjali të pakuptueshme por që ishin nën një interpretim religjioz. "Të kisha thënë moj hallë, mos shko në arrë se do ta pësosh, por t'i më tregoje se nuk ma var askush", ka thënë mes të tjerave autori i vrasjes së djeshme. "Manushaqja, ajo ka qenë e dashura ime dhe ti më përmende se nuk ma var askush. Mirë ta bëra moj e çmendur se e meritoje një goditje të tillë", kanë qenë fjalët që përsëriste herë pas here 32-vjeçari në orët e natës. Ajo çfarë ka rënë në sy, ka qenë mungesa e reflektimit të autorit të krimit për atë që kishte bërë. Kjo është konfirmuar edhe nga hetuesit, të cilët do të kërkojnë masën e sigurisë ditën e sotme në seancën fillestare gjyqësore për 32-vjeçarin. "Dua t'i ngjaj njerëzve të mëdhenj, prandaj e lë mjekrën sepse ashtu e ka lënë edhe Marksi", ka pohuar ai përpara drejtuesve ndonëse ata nuk kishin shfaqur interes për pamjen e jashtme të tij. Ndërkohë është kërkuar një seancë mjekësore për Vladimirin, i cili ndonëse jo zyrtarisht i sëmurë mendor, shenjat e shfaqura në ambientet e paraburgimit kanë qenë ato të një psikopati skizofren. p.n