Leskaj: Të përndjekurit të futen në administratë
Deputeti i PD-së, Bujar Leskaj, ka kërkuar dje në mbledhjen e grupit parlamentar që të gjithë të përndjekurit e regjimit komunist të punësohen në administratë si dhe të rifillojë dëmshpërblimi i tyre.
Sipas tij, "Partia Demokratike me gjithë veprimet, lëvizjet dhe personat që ka përkrahur këto vite duhet të bëjë shumë më tepër, si në drejtim të implementimit të ligjit për dëmshpërblimin e ish të përndjekurve politikë, ashtu dhe në drejtim të pozicionimit në poste të personave të kësaj shtrese, të atyre personaliteteve simbol të pozicionuar qartas si antikomunistë, duke filluar nga heronjtë e Spaçit 1973", është shprehur Leskaj. Njëkohësisht deputeti i PD-së, ka kërkuar nga kryeprokurorja Ina Rama të zbardhë dosjet e korrupsionit të depozituara nga ministrat e PD-së si dhe denoncimet e Berishës gjatë kohës që ka qenë në opozitë.