E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nga fjalët te veprat, për të shërbyer dhe jo për demagogji

>Nga Besi BEKTESHI
Ka modele të qeverisjes dhe të politikave të mëdha, që bota e qytetëruar dhe demokratike jo vetëm i demonstron, por që në një farë mënyre i përhap për tu marrë shembull i një drejtvazhdimi në shërbim të njerëzve dhe të zbatimit të idealeve, dhe fjalëve të premtuara.
Tashmë nga fjalimi i betimit të Presidentit të ri të SHBA-së Barack Obama, kanë kaluar pak ditë, por fjalët nuk janë më një premtim, por kanë marrë rëndësinë e zbatimit të vërtetë dhe të shpejtë. Amerika ka pasur disa probleme të mëdha dhe për pikërisht këto probleme, edhe fushata e fundit presidenciale ka dhënë alternativa dhe ka përdorur fjalë, për të tërhequr njerëzit drejt të ardhmes. Një shumicë e madhe e amerikanëve i besuan këtyre fjalëve të presidentit Obama, dhe ai nuk vonohet aspak për ti vendosur ato në axhendën e tij të shpejtë të punës, sepse në shtetin e madh të demokracisë mos vazhdimi me punë por me fjalë, merr emrin-term aspak të këndshëm për to që është demagogjia.
Nuk kaluan mirë 48-të orë kur Presidenti Obama mori vendim përfundimin e sistemit të torturës, dhe të burgut famëkeq të Guantanamos. Patjetër që e gjithë bota demokratike, e ka duartrokitur këtë vendim. Jo vetëm opinioni amerikan, por edhe ai evropian dhe religjioz. Dikur administrata Bush, sipas agjencisë Routers ju ka kërkuar mbasi bëri bujë burgu famëkeq i torturës që të merrnin disa prej të burgosurve vendet perëndimore të UE-së. Por nuk ka pasur ndonjë përgjigje pozitive. Sot nga goja e Havier Solanës del përgjigje se ky problem është amerikan dhe duhet zgjidhur por ne do ti japim një ndihmë dhe përgjigja mendoj se do të jetë -po. Kjo do të thotë se disa të burgosur mund të vijnë në Evropë. Me presidentin Obama fjalët filluan të kalojnë në vepra dhe këto vepra po përkrahen dhe me shpejtësi edhe nga aleatët evropianë tepër skeptikë, në kohët e fundit me administratën Bush. Por edhe veskovët amerikanë dhe vetë papati e ka duartrokitur këtë veprim, megjithëse kanë kritikuar Obamën për lejimin e fundeve në disa shoqata të cilët promovojnë abortin. Por edhe për këtë, Obama ka thënë fjalën e tij dhe e ka mbajtur menjëherë. Këtë gjë ka bërë edhe presidenti Klinton, kur ishte në pushtet. Janë përgjigje të menjëhershme dhe të njëpasnjëshme që administrata dhe kreu i pozitës kryejnë, për të dhënë konceptin se nuk bëjnë demagogji, por shërbejnë mbi bazën e premtime të dhëna me fjalë në fushatë. Problemi tjetër i brendshëm amerikan është se ky shtet me anën e 13-të shteteve federalë të tij midis tyre dhe Kalifornia, nuk zbatojnë kritere dhe limite të ndotjes së mjedisit me gaze si të makinave dhe të tjera si këto. Presidenti Obama sa po ka filluar operacionin e madh dhe të premtuar të jeshiles dhe sot do të kryesojë takimin e Agjencisë së Mbrojtjes së Mjedisit dhe patjetër do të detyrojë edhe Kaliforninë që ti japë fund ndotjes pa ndalim dhe limite, me gazrat e makinave dhe të tjera analoge.
Po kështu edhe për 13-të shtete përbërëse të shtetit të madh federal amerikan.
Në këtë pikë Amerika ishte jashtë botës dhe shumë larg Evropës. Administrata Bush nuk arriti të afrohej, por ajo Obama tashmë ka ndërmend të bëjë të kundërtën dhe evropianët janë thellësisht të kënaqur. Po, por problemi është se Obama do ti japë goditjen e madhe edhe atyre që në Amerikë nuk duan tja dinë për ngrohjen globale dhe kështu vendos të kundërtën e marshit të futur nga presidenti Bush. Tashmë Amerika do të jetë lider edhe në këtë drejtim, ku ishte në të kundërt të botës së qytetëruar. Edhe ky ishte një premtim dhe Presidenti Obama po e mban dhe me shpejtësi. Por akoma më thellë Presidenti Obama do të hyjë në kontrollin më të rreptë të sistemit kombëtar financiar. Sipas Nju Jork Tajms, Presidenti Obama do të vendosë rregulla më të ngurta dhe të forta për hedge fuonds, për agjencitë e rating dhe mediatorëve të hipotekave. Administrata e tij e re, do ti jap fund dhe eliminojë konfliktin të interesit në agjencitë të rating credit në momentin e paguar nga shoqëria, për ti ndihmuar dhe pasur instrumente financiarë që pastaj vetë agjencitë vlerësojnë. Kjo është një goditje tjetër politikës së vjetër të administratës Bush. Obama ashtu sikundër kritikoi Wall Stret po ashtu po tenton të largojë një farë liberalizmi aspak të natyrshëm dhe aspak njerëzor në praktikat financiare dhe të tregut interesaxhi dhe me pikërisht këto të fundit ves, që nuk merrnin parasysh njeriun dhe shoqërinë. Sot nga Gallup Presidenti Obama është me 68-70 për qind të konsensusit të amerikanëve dhe para një jave ishte 83 për qind, sepse ishte moment euforie të ndërrimit të administratës dhe betimit të tij. Por fillimi është i mirë dhe populli amerikan dhe nga mediat e fuqishme, veprimin energjik të tij në mbajtjen e fjalës po e aprovojnë. Për këtë si Gallup dhe të tjerë sondazhe si amerikane dhe evropiane, po e konsiderojnë një punë të mirë të Presidentit të ri ashtu si presidenti Kenedi në ditët dhe javët e para, dhe kjo është tepër e rëndësishme. Bukur fort! Po çfarë do të thotë kjo për ne. Kjo do të thotë se politikisht ne jemi demagogë dhe asgjë më shumë se kaq.
Politikisht ne bëjmë premtime që edhe në momentin kur lideri i nxjerr nga goja, nuk i beson edhe vetë. Kali i Betejës në 2005-ën ishin Korrupsioni dhe të korruptuarit të identifikuar qartë dhe në tribuna. A ka ndonjë emër që shkoi në burg?!! Ishte premtim drejtësia dhe shteti ligjor!! Ka ndonjë emër që mori dosjet e korrupsionit dhe me drejtësi i shpalosi ?!! Te ne ka vetëm ndërrime emrash të të besuarve të partisë, që harrojnë çdo premtim për të cilin kanë ardhur në pushtet. Aq më tepër kur vijohet duke përsëritur antikorrupsionin si kalë dhe që mbas disa ditësh nuk ju duket kalë i mirë për tu kalëruar. Në disa raste përdorin gomarin e dikurshëm që është korrupsioni, dhe që ngarkohet e ngarkohet përditë. Demagogjia pastaj është te shifrat dhe reklama.
Por, është edhe te largimi i dukshëm nga realiteti. Distancën e madhe që pushteti ka me njerëzit...Pikërisht me vendosjen e interesave personalë dhe të konfliktit të interesit në shumë sektorë. Patjetër që administratat amerikane dhe Presidentët e këtij shteti të madh janë denjësisht dhe parimisht në zbatim të kushtetutës. Në takimin e ambasadorit Withers, ky parim u rivendikua edhe për ne. Aty u tha: Presidenti i ri i SHBA-ve, Barack Obama ka respekt të madh për kushtetutën, përpjekjet që ripërtërihen për luftuar korrupsionin, dhe respekt absolut ndaj parimeve demokratike. Nëse Shqipëria përparon ndaj këtyre pikave, Shqipëria do të gëzojë besimin e Obamës. Pra, tre drejtime të mëdha që politikisht i kemi premtuar. Respekt për Kushtetutën, antikorrupsioni i vazhdueshëm dhe demokracia. A mund të thuhet se ne kemi qenë luajalë me tre drejtimet në fjalë?!!
Në këtë pikë, në sy të Berishës dhe Ramës, përfaqësuesi i SHBA-ve dhe politikës së re të presidentit Obama thotë: Do të jetë një erë miqësimi, një erë ndryshimesh në drejtimin e kombit tonë, një erë ndryshimi në drejtimin e politikave tona ekonomike. Këto theksoi Withers, duke nënvizuar se lufta ndaj korrupsionin në vendin e tij është luftë e pa mëshirshme, ndërsa theksoi qe qytetarët amerikanë dhe veçanërisht pushtetarët i qëndrojnë besnik Kushtetutës së vendit. Por duke folur për krizën ekonomike, Withers, tha se në kohë krizash, Amerika ka vepruar jo vetëm me njerëzit drejtues, por edhe me ne, me idealet që kemi ndjekur nga paraardhësit tanë, duke shtuar se Obama është i përkushtuar ndaj ligjit dhe funksionimit të demokracisë. Për së dyti tre drejtimet u përmenden nga ambasadori amerikan. Zbatim të kushtetutës, antikorrupsionin dhe demokracinë. Natyrisht që qytetarët amerikanë dhe sidomos pushtetarët i qëndrojnë besnik kushtetutës, por e thënë në mjedisin e pushtetarëve si pozitarë dhe opozitarë shqiptarë, kjo fjali ishte më se e qartë se për çfarë theksohej. Si demagogë që jemi, ne e kemi shkelur pikërisht atë që amerikanët dhe pushtetarët e tyre i qëndrojnë besnik.
E në shumë raste të bashkuar, si shumicë e pakicë. Është më se e kuptueshme se kjo kërkohet dhe jo me demagogji dhe fjalë boshe, por me vepra. Vjen një erë e re nga shteti më i fuqishëm i botës, d

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›