E Shtunë, 31 Tetor 2026

Radiotelevizioni Publik Shqiptar, Fatmir Toçi: RTSH të çlirohet nga ndikimi i politikës

>Anëtari i Këshillit Drejtues tregon se sot RTSH ka shumë probleme. Sipas tij ai duhet të jetë një televizion i pavarur që të pasqyrojë të vërtetën
Radiotelevizioni Publik Shqiptar duhet të çlirohet nga ndikimi i tmerrshëm i politikës dhe administratës shtetërore. Kështu u shpreh në një intervistë dhënë për gaztën SOT një prej anëtarëve të Këshillit Drejtues të këtij institucioni Fatmir Toçi. Sipas tij sot ky institucion ka shumë probleme, duke filluar që nga teknologjia, programacioni i cili duhet të ndryshojë dhe të jetë më me nivel. Sipas Toçit RTSH një televizion publik duhet të jetë më i kujdesshëm që të mos bëjë komente politike, sepse ai është një televizion që i përket të gjithë publikut shqiptar. Më tej ai gjatë kësaj interviste tregon se duhet të përmirësohen shumë gjëra, ku mes të tjerave  RTSH është një televizion që duhet ti japi dhe më shumë hapësira problemeve sociale, që ka sot vendi ynë.

-Si e shikoni sot Radiotelevizionin Publik Shqiptar?
Unë kam ndjekur këto ditë prononcimet e kryetarit të opozitës, por të them të drejtën RTSH është një institucion që ka probleme dhe këto kanë dalë shpesh dhe në mbledhjet që ne zhvillojmë rregullisht. Në këto mbledhje ka një frymë debati, por kur vjen mekanizmi i votës, unë mendoj që kjo duhet parë nga ana institucionale, sepse duke qenë përfaqësues shumica të forcave politike, edhe pse janë shumica intelektuale të pavarur ka një ndikim absurd kur vjen procesi i votimit. Shpesh ne biem dakord për shumë problematika, dhe kur vjen procesi i votimit, shpesh votohet dhe nga ndikimet që ka nga jashtë. Ky është problem i secilit, por është një institucion  që ka probleme të trashëguara.

-Sipas jush, cilat janë disa nga këto probleme që hasen sot në RTSH?

Ka shumë probleme. Në radhë të parë ka probleme me teknologjinë. Unë mendoj që duhet urgjent rinovimi i teknologjisë sipas parametrave bashkëkohore, sepse sot operohet në treg me një konkurrencë të pazakontë me televizione si Top-Channel, Klan, Vizion Plus etj, që kanë një teknologji bashkëkohore. Kjo duket në sinjalin e tyre, por edhe në aparaturat që kërkojnë një nivel tjetër kualifikimi të punonjësve dhe specialistëve. Kjo gjë në Radiotelevizionin Publik Shqiptar mendoj se duhet parë. Tjetër problem është dhe niveli i pagave. Në këtë institucion pagat rriten me hapa shtetërore. Nuk është për tu çuditur që shumica e televizioneve të tjera kanë paga disa herë më të larta se RTSH. Dhe nuk është për tu çuditur, që shumica  e personave që punojnë në televizione të tjera private,janë përgatitur dhe kanë ikur nga RTSH., i cili mund ti rikthejë dhe mund të marri një pjesë të tyre vetëm nëse do të ketë interesin ekonomik. Ajo që ka rëndësi është që ky televizion vazhdon të punojë me një mentalitet të vjetër. Ka një ndikim të pazakontë nga politika nga administrata shtetërore në lidhje me programin që transmeton, por mbi të gjitha me programet informative që kanë të bëjnë me edicionin lajmeve dhe me specialet që përgatiten nga politika. Gjithmonë është thënë që nuk janë të drejta raportet midis forcave të ndryshme politike në Shqipëri mes pozitës dhe opozitës. Kjo është e vërtetë dhe nesër në mbledhjen e radhës të Këshillit Drejtues të RTSH, ne kemi kërkuar që të thirret dhe të raportojë dhe departamenti i informacionit, pikërisht për këtë arsye, sepse duhet vënë një balancë më e madhe për hir të publikut që e shikon.

-Si e shikoni sot Radiotelevizionin Publik Shqiptar në raport me qeverinë?

Ka një problem që ka një ngërç dhe janë bërë shumë diskutime. Është e vërtetë që ne e kemi ngritur shpesh këtë problem, sepse njerëzit duhet të jenë të informuar për çdo gjë në vend. Jo vetëm për atë që bën qeveria, por duhet të ketë një raport më të drejtë me forcat e tjera politike që janë në opozitë. Po të shikosh statistikat, edhe pse thuhet nga burimet zyrtare që ajo është afër barazimit, e vërteta është që anon së tepërmi nga pozita minutazhi që jepet në burimet e informacionit, sidomos në edicionet e lajmeve. Dihet që edicionet e lajmeve janë edicionet më të ndjekura. RTSH ka komoditetin që nuk e kanë televizionet e tjera që ndiqen në të gjitha skajet e Shqipërisë, sepse është një televizion publik që shkon falas dhe mbulon të gjithë territorin. Për këtë arsye ai ka një ndikim të madh tek njerëzit, por ky ndikim nuk duhet keqpërdorur për të bërë propagandën politike të forcave të ndryshme politike në vendin tonë. Unë mendoj se me afrimin e fushatës së zgjedhjeve, është një moment tepër delikat për ta parë këtë me precedencë, dhe mendoj që ky televizion kështu ka qenë gjithmonë. Në raporte më të zbutura në disa raste, por gjithmonë ka vuajtur nga kjo sindromë RTSH, sepse një pjesë e buxhetit mbulohet nga shteti, një pjesë e madhe e Këshillit Drejtues vendoset sipas votimit të maxhorancës, Drejtori i Përgjithshëm i RTSH vendoste nga vota e kësaj maxhorance. E gjitha kjo ndikon që të ketë një vëmendje dhe një përulje ndaj telefonatave që rrahin nga politikanë të ndryshëm apo struktura shtetërore. Mendoj që ky televizion duhet të ketë një vërtetësi më të madhe në transmetimin e ngjarjeve pa komente. Një televizion privat mund ti lejohet çdo gjë brenda ligjit, por një televizion publik duhet të jetë më i kujdesshëm që të mos bëjë komente politike, sepse ai është një televizion që i përket të gjithë publikut shqiptar. Ky është problemi dhe unë jam pesimist që ky problem do të ketë ndonjë zgjidhje, përderisa ky televizion do të ketë këtë strukturë me informativ dhe organizim.

-Çfarë mendoni se i ofron shikuesit RTSH me programacionin  e tij?

Në programacion janë bërë përpjekje për të bërë diçka ndryshe, për të lëvizur por çdo gjë varet nga paratë. Duke pasur një stimul më të madh material mund të bëhet një punë më e madhe profesionale. Kjo punë ka munguar deri më sot. Megjithatë viti 98 ka pasur një lëvizje prodhimi në RTSH, ku për herë të parë u dha një film serial me temë sociale. Pavarësisht nga vërejtjet që janë bërë, unë e quaj të rëndësishme që midis telenovelave të tjera dhe këtij filmi, që ka problematikën shqiptare është vënë re një shikueshmëri më e madhe. Janë bërë përpjekje për të futur disa emisione sociale, disa emisione për të sjellë diskutime të drejtpërdrejta të njerëzve, të fëmijëve etj. Por unë mendoj që në një televizion publik me këtë emër të madh, dhe me një pjesë të fondeve të siguruar nga shteti dhe nga taksat, duhet të ketë një prodhueshmëri shumë të madhe.
 

-Sipas mendimit tuaj çfarë duhet të bëjë RTSH që të ndryshojë?
 
Duhet të jetë më i pavarur nga administrata shtetërore dhe politika shqiptare. Unë kam qenë prezent në disa takime ku ishin të pranishëm dhe drejtues, dhe pas edicionit të lajmeve Drejtori i Përgjithshëm është i terrorizuar nga telefonata, që vijnë nga politikanë të ndryshëm. Ata që bëjnë lajmet janë të terrorizuar, sepse sa herë që mbarojnë lajmet fillojnë dh bien telefonata deri në mënyrën se si kameramani i ka filmuar personalitetet e ndryshme, citimet etj. Unë mendoj që RTSH duhet të çlirohet nga ky ndikim i tmerrshëm i politikës dhe administratës shtetërore. Nëse ai do të mbajë emrin RTSH duhet të jetë një televizion i pavarur që të pasqyrojë të vërtetën. Në të gjitha rastet pozita ka pasur ndikim në këtë televizion, i cili shpesh identifikohet si një televizion i qeverisë. Kjo nuk është e drejtë dhe mendoj që për RTSH duhet të rishikohet me themel statusi i tij, për të qenë me të vërtetë një RTSH, që çdo shqiptar të gjejë veten tek programet dhe lajmet që jep ky televizion. Mendoj që ky televizion i ka të gjitha mundësitë për tu bërë i tillë në atë moment, që mendësia politike shqiptare çlirohet nga mentaliteti i vjetër që e shikon këtë televizion si pronën e saj, apo si zërin e saj, gjë e cila në të vërtetë nuk është kështu.

 -Me të gjitha këto që thatë, cili është komenti juaj për punën e Drejtorit të Përgjithshëm të këtij institucioni?
 
Drejtorit i Përgjithshëm Petrit Beci është një nga teknicienët më të mirë. Ai e njeh shumë mirë punën me televizionin, teknologjinë, kamerën, programacionin, sepse ka një stazh të gjatë m

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›