E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mustafaj: Topalli shkeli rregulloren e parlamentit

>Në një deklaratë për mediat deputeti i PD, Besnik Mustafaj, ka shprehur shqetësimin e tij të thellë për zëvendësimin Aleksandër Biberajt në delegacionin e Kuvendit të Shqipërisë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës me Ilir Rusmailit  nga Jozefina Topalli. Dëshiroj ti shpreh kolegut Biberaj solidaritetin tim. Në historinë e përjashtimit të tij nga delegacioni i Kuvendit tonë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, Kryetarja Topalli ka shkelur dy herë detyrimet e saj funksionale. Së pari, kur nuk i ka paguar deputetit Biberaj shpenzimet e udhëtimit për të kryer misionin e tij në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, mision për të cilin ne e kemi mandatuar. Dhe së dyti, zonja Topalli ka shkelur rregulloren e Kuvendit kur e ka bërë fakt të kryer përjashtimin  e Zotit Biberaj nga delegacioni pa e paraqitur më parë në seancë plenare, shprehet ai në deklaratën për shtyp. Po ashtu, është shpehur mëtej ai,  Kryetarja Topalli ka nëpërkëmbur personalitetin e një deputeti, duke paraqitur si abuzime financiare një fakt që përbën, siç e thashë, shkelje nga ana e vet Zonjës Topalli të detyrimeve të saj si Kryetare Kuvendi. Biletat e papaguara të Zotit Biberaj nuk janë aspak abuzime financiare nga ana e tij. Zonja Topalli ka shkelur rëndë etikën parlamentare, duke ekzekutuar një vendim pa e njoftuar paraprakisht të interesuarin, e që është Zoti Biberaj. Veprimi i Zonjës Topalli nuk i shërben aspak imazhit të demokracisë shqiptare në organizatën më të madhe parlamentare të Europës. Por ky vendim dëmton sidomos imazhin  e Partisë Demokratike përpara kolegëve tanë europianë. Unë  i bëj thirrje Zonjës Topalli ti përmbajë emocionet e veta në këtë periudhë përmbyllëse të kësaj legjislature dhe të kryejë me seriozitet detyrimet e mandatit që i kemi dhënë, në mënyrë që puna e saj ti shërbejë rritjes së autoritetit të PD, vazhdon më tej Besnik Mustafaj, duke shprehur shqetësimin e thellë për këtë ngjarje. Përfitoj nga ky rast të theksoj konsideratën time të lartë për kolegun Biberaj, tha Mustafaj. Sipas deputetit demokrat, Biberaj  është tashmë një nga personalitetet e spikatura politike të Partisë Demokratike dhe në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës ka çuar vlerat më të mira të demokratëve, gjë që është shpërblyer me besimin që i kanë dhënë kolegët përfaqësues të 47 parlamenteve europiane. Fakt është, - vazhdoi Mustafaj nw fjalwn e tij,- se Zoti Biberaj ka patur gjatë këtyre tri vjetëve përgjegjësia të larta, që nuk i ka patur kurrë ndonjë deputet shqiptar në ndonjë organizatë ndërkombëtare parlamentare.  Mw tej nw fjalwn e tij oti Mustafaj theksoi se,  Biberaj  ka qenë deri nënkryetar i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës. Dëshiroj gjithashtu të shpreh vlerësimin tim edhe për Zotin Rusmali, i cili i ka cilësitë e plota për ta kryer detyrën që i është ngarkuar. E gjithë kjo histori pa shije nuk ka asnjë lidhje me ndonjë rivalitet Biberaj-Rusmali, e mbylli deklarimin e tij Zoti Mustafaj.

************************************
Oketa kundër shkarkimit tw Biberajt

Një nga eksponentët e Partisë Demokratike, thotë se përplasja e fundit brenda partisë së tij mund të shmangej. Nuk bëhet fjalë për luftë klanesh, por absolutisht mendoj se është diçka që mund të evitohej. Imazhi i vendit dhe i vetë z. Biberaj, i cili na ka përfaqësuar, në gjykimin tim shumë mirë, si zv/president i Asamblesë Parlamentare të KE, vlen shumë herë më shumë se disa bileta udhëtimi, thotë Gazmend Oketa.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›