Në proporcional votoni aleatët

19/05/2005 Partia Demokratike nënshkruan marrëveshje paraelaketorale me katër parti të djathta
Berisha nënshkruan me Karamelon një zonë të lirë në Konispol
Partia Demokratike ka firmosur dje dhe pesë marrëveshje bashkëpunimi, kryesisht me parti të qendrës së djathtë. Ndërsa në një takim me elektoratin në mbrëmje, Berisha ka bërë thirrje që në proporcional të votojnë aleatët, ndërsa në mazhoritar kandidatët e PD, PBK, PBL, PLDNJ e Ligoraq Karamelos, Partia Balli Kombëtar Demokrat dhe Partia Bashkimi Demokrat, që nga dita e djeshme janë pjesë e koalicionit me Partinë Demokratike. Koalicioni i opozitës së bashku me marrëveshjet e firmosura arrin numrin e 9 partivë që do të konkurrojnë së bashku në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. PBK do të ketë në zgjedhjet e përgjithshmë 3 zona të lira elektorale, PBL 2 zona, ndërsa partia e Karamelos, ajo e Ballit Kombëtar Demokrat dhe Bashkimi Demokrat do të kenë nga një zonë të lirë elektorale. Kreu demokrat Berisha deklaroi se partive të djeshme u janë lënë zona të lira elektorale me qëllim që ccdo votë e elektoratit të tyre të shndërrohet në mandat për të djathtën shqiptare.
Zonat
Megjithatë se deklarohet që zonat janë lëshuar për aleatët duket se shumica e kandidatëve janë vendosur që më parë nga Kryesia e PD, madje dhe janë prezantuar nga vetë lideri democrat, Berisha. Me sa shihet, lufta e këtyre partive do të bëhet më së shumti në sistemin proporcional, për të përfituar sa më shumë nga votat e elektoratit. PBK-së do t’i lihen si zona 54 në Elbasan, 87 në Devoll, ku kandidojnë Aurel Bylykbashi, Muhamet Hoxha dhe zona 92, ku kandidon Artur Roshi. Liberaldemokratëve u njihen si zona të lira 52 dhe 65, ku kandidojnë Nuri Hasa dhe Ndini Ndoni, PLDLNJ e Karamelos do të marrë zonën 100 në Konispol, ku është vendosur si kandidat Grigor Pasko, Bashkimit Demokrat ka marrë zonën 20, ku kandidon Sali Shehu, ndërsa Ballit Kombëtar Demokrat ka zonën 92, ku kandidon kryetari i sapozgjedhur i kësaj partie Artur Roshi. Kjo zonë është lënë si simbol i bashkimit të dy fraksioneve të PBK-së.
Berisha
Në fjalën e tij, kreu demokrat Berisha tha se marrëveshjet kanë si qëllim kompletimin e të gjithë spektrit të djathtë politik. Ai u shpreh se mundësia e bashkëpunimit i është ofruar dhe partive të tjera anëtare të LZHK-së, por, sipas tij, ato janë të vendosura të punojnë për të majtën. “Ne i kemi ofruar këtë mundësi, edhe disa përfaqësuesve të tjerë, mirëpo aty fraksioni i furrikut, Agron Dukës, është i vendosur që të bashkëpunojë me Fatos Nanon dhe unë shpreh keqardhjen e madhe. I tërë spektri, përveç fraksionit që citova më sipër, është bashkuar për të bërë ndryshimin“, tha Berisha. Lënien jashtë listës së kandidatëve të më shumë se gjymës së deputetëve aktuale, Berisha e justifikoi me hapjen e PD-së dhe thithjen drejt parlamentit të vlerave më të mira të saj. „Është hapja, është përgjegjshmëria. Do të më lejoni që shumë shpejt unë të paraqes para jush prejardhjen e listës, potenacialitetet dhe kredencialet e saj. Jam i bindur që do ta pëlqeni shumë”, tha Berisha.
PDR
PDR do të kandidojë nën siglën e PD-së në 3 zona elektorale. Në zonën numër 8 në Shkodër, ku kandidon Nard Ndoka, në zonën numër 28 në Durrës me Ferdinant Xhaferrin dhe në zonën numër 46, në Tiranë, garantohet mbështetja në proporcional
PR
PR, në zgjedhjet e ardhshme do të ketë 3 zona të lira elektorale. Në zonën me numër 51 në Peqin ku do të kandidojë Dashamir Sula, në zonën 55 në Elbasan, ku kandidon Muharrem Kajolli dhe në zonën 98 në Himarë, me Arjan Dhimërtika.
PDK
Partia Demokristiane do të ketë dy zona të lira elektorale në koalicionin me PD-në. Në zonën numër 15 në Rrëshen, ku kandidon Xhovalin Prenga dhe në zonën 69 në Patos, ku kandidon Ilia Fini. Vetë kryetari Lesi ka preferuar proporcionalin.
PBL
Partia Bashkimi Liberaldemokrat do të ketë dy zona të lira elektorale nga marrëveshja me PD. Zona 52 në Elbasan, ku kandidon Nuri Hasa dhe në zonën 65 në Divjakë, ku kandidon Ndini Ndoni. Vetë kryetari Arjan Starova ka preferuar proporcionalin.
PBKD
PBKD në zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të ketë tri zona të lira elektorale. Në zonën numër 54, ku kandidon Aurel Bylykbashi, në zonën numër 87, ku kandidon Mehmet Hoxha dhe në zonën 91 ku kandidon kryetari i ri, Artur Roshi.
PLDNJ
PLDNJ e Ligoraq Karamelos do të ketë një zonë të lirë elektorale nga marrëveshja me PD-në në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Zona 100, ku kandidon Grigor Pasko do i lihet partisë së Karamelos, ndërsa ky i fundit do të kandidojë në proporcional
PBD
Partia Bashkimi Demokrat do të ketë një zonë të lirë elektorale nga marrëveshja me Partinë Demokratike. Zona me numër 20, ku kandidon Sali Shehu, do i lihet si zonë e lirë kësaj partie. Kryetari i saj, Ylber Valteri, do kandidojë në proporcional.