Hamdi Salihi: Përballë suedezëve kërkojmë pikë
Nuk ka shënuar, por ka qenë mes lojtarëve që janë paraqitur më mirë në takimet e fundit të Kombëtares. Nga grumbullimi në Frankfurt të Gjermanisë, Hamdi Salihi flet për sfidën e 14 tetorit, ku përfaqësuesja shqiptare luan me Suedinë. Sulmuesi thekson se edhe në këtë takim, kuqezinjtë do të futen në fushë me synimin për të marrë rezultat pozitiv. "Suedia është ende në valle për t‘u kualifikuar dhe i nevojitet fitorja përballë Shqipërisë, për të shpresuar deri në fund klasifikimin si e para në grup", deklaroi shkodrani. "Por, edhe ne kemi objektivat tanë. Do të bëjmë më të mirën që të mos dalim të humbur nga fusha. Shpresoj që të marrim një pikë, pasi ajo është shumë e nevojshme për renditjen kontinentale. Një rezultat pozitiv na ndihmon në eliminatoret e ardhshme, ku në shortin për Euro 2012 mund të jemi një vazo më lart". Skuadra e drejtuar nga trajneri Josip Kuzhe, ndodhet në vazon numër 4 për shortin e Kampionatit Europian, ndërsa rreziku kryesor vjen nga Qipro. Një tjetër rezultat pozitiv si ai me Danimarkën, kryesuese të Grupit 1, është edhe kushti i përcaktuar nga FSHF. Renditja e UEFA-s është mjaft e rëndësishme, sepse në këtë mënyrë përfaqësuesja jonë mund të ketë dy kundërshtarë më të dobët se vetja në grupin për aktivitetin kontinental.
Salihi ka folur edhe për javët e para të aventurës me Rapidin e Vjenës, e cila ka filluar në mënyrën më të mirë të mundshme. 25-vjeçari ka realizuar 4 gola në tri ndeshjet të kampionatit austriak me fanellën e klubit legjendar, ndërsa ka realizuar edhe një gol në Kupë. Sulmuesi shkodran konfirmoi se një start të tillë nuk e kishte pritur as vetë. "Nuk e kisha menduar asnjëherë se do ta nisja kaq mirë aventurën me Rapidin. E kisha të qartë se me një skuadër të tillë, sulmuesit e kanë më të thjeshtë se te Riedi që të luajnë mirë dhe të shënojnë, shtoi Salihi në intervistën për ‘Express‘. Shpresoj të vazhdoj në këtë rrugë. E rëndësishme është që të jap 100 për qind në stërvitje, për të fituar besimin e stafit teknik dhe të më jepet shansi për të luajtur. Më pas kur futem në lojë, gjithmonë jap më të mirën dhe kërkoj gjithmonë të shënoj". Me klubin vjenez, Salihi ka debutuar edhe në kupat e Europës, edhe pse ka luajtur vetëm si zëvendësues. Me 4 pikë në dy ndeshjet e para të Europa League, Rapidi kryeson Grupin C. Pas austriakëve vijnë Hamburgu dhe Hapoel Tel-Aviv dhe Sëlltik. "Objektivi në këtë aktivitet është që të kalojmë fazën e grupeve, më pas të shohim se çfarë do të ndodhë. Në kampionat aktualisht renditemi të tretët dhe objektivi i Rapidit është gjithmonë që të luftojë për titullin kampion", përfundoi Salihi.