Hamdi Salihi: Tifozëve u kemi borxh fitoren me Rumaninë

/* */
(Gazeta TELEGRAF) - Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Hamdi Salihi, është autori i dy golave në dy fitoret e vetme të Shqipërisë në këtë edicion eliminator të Kampionatit Europian 2012: ato kundër Luksemburgut (1-0) dhe Bjellorusisë (1-0). Shkodrani është ende shumë i trishtuar për atë humbje 3-0 kundër Francës në “Stade de France”, madje e shpreh shumë hapur se ndihet keq. “Ta pësosh ato gola në atë farë mënyre, lojtarëve të tjerë u pret krahët. I demotivon. Por, tani duhet të përqendrohemi te ndeshja me Rumaninë. Duhet ta fitojmë atë. U kemi shumë borxhe tifozëve tanë ”, - tha gjatë intervistës së tij për “Telegraf” sulmuesi i Rapidit të Vjenës në kampionatin austriak. Shqipëria nuk fiton me Rumaninë nga viti 1948, kur triumfoi 1-0 në Bukuresht. Në 14 ndeshje kundër rumunëve e kemi fituar vetëm 2, barazuar po 2 dhe humbur 10 takime.
Salihi, çfarë nuk funksionoi tek ekipi në ndeshjen me Francën, në atë humbje 3-0 në “Stade de France”?
Kundër Francës na mungoi përqendrimi. Një gjë e vogël të mungojë humbet shumë shpejt. Në fakt, të vjen keq të pësosh ato gola në atë farë mënyre, lojtarëve të tjerë u pret krahët. I demotivon. Nëse francezët nuk do të kishin shënuar shumë shpejt, të jeni të bindur se do të nervozoheshin dhe ne do të fitonim më shumë besim dhe gjërat do të shkonin më ndryshe. Edhe mund humbitnim me rezultat më të thellë, se përballë Francës ishim, por më vjen keq vetëm për mënyrën sesi i pësuam golat.
A do të kemi një shfryrje inati kundër Rumanisë?
Ndeshjet janë të ndara nga njëra-tjetra, Franca është tjetër gjë, Rumania tjetër. Tani luajmë në shtëpi. Nuk duhet t’i lidhim ndeshjet me njëra-tjetrën, pasi kështu ngarkohesh më shumë psikologjikisht. Rumania ka mjaftueshëm rëndësinë e vet, për t’u përqendruar, dhënë maksimumin dhe fituar takimin. Jemi duke përgatitur ndeshjen me të dhe duhet të shohim përpara në këtë takim të fundit.
Hamdi, Shqipëria ka arritur deri tani dy fitore në këtë edicion eliminator, ato me Luksemburgun dhe Bjellorusinë, pikërisht me golat e shënuar nga ju. A e keni ruajtur edhe një gol për Rumaninë?
Kam qenë pjesë e sulmit dhe kam bërë atë që më kanë ngarkuar si sulmes të bëj. Fitoret i takojnë gjithë skuadrës. Në të dyja ndeshjet, nuk duhet të harrojmë se nuk kemi pësuar asnjë gol. Kështu që janë kombinuar të gjitha bashkë, sulmi me mbrojtjen. Për Shqipërinë është e rëndësishme të fitojë.
Salihi, pas largimit të Erion Bogdanit, ju do të jeni sulmuesi kryesor i Shqipërisë. A jeni i përgatitur për ta mbajtur këtë përgjegjësi?
Bogdani gëzon aktualisht një formë shumë të mirë dhe s’ka përse të përmendet largimi i tij. Mund të vazdojë të luajë shumë mirë pa asnjë lloj problemi. Edhe kur të largohet Bogdani, apo kur të vijë radha ime, sigurisht që do të vijnë të tjerë. Kjo është normale në sport. Brezat ndërrohen. Një individ i mirë nuk mund të bëjë asgjë pa një ekip të mirë.
A do të rinovoni me Rapidin e Vjenës?
Jam në vitin e fundit të kontratës me ekipin austriak. Çdo lojtar që është në vitin e fundit e kupton farë mirë se në çfarë pozicioni ndihet. Klubi dëshiron të përfitojë sa më shumë prej meje. Është një lojë nervash midis politikave që ndjek klubi dhe ato të lojtarit. Kërkojnë të gjejnë momentin tim më të dobët për të më ulur kontratën, apo të zgjasin atë në kushte të tjera financiare. Edhe unë jam duke pritur momentin tim të kërkoj më të mirën time.
Je golashënuesi më i mirë i Kupës së Austrisë, me 8 gola, ku në një ndeshje shënuat 5 të tillë.
Është kënaqësi e madhe. Nuk mund ta mohoj, është fat, por dhe zotësi. Edhe vitin e kaluar fitova trofeun si golashënuesi më i i Kupës. Nëse do ta përsëris dhe këtë vit do të jetë fantastike. Jam në rrugë të mbarë.
Shqiptarët e Vjenës krenohen me mua
Çfarë do të donit të bëheshit nëse nuk do të ishit futbollist?
Dikur kam pasur dëshirë të bëhesha mjek.
Si e kaloni kohën e lirë?
Lexoj shumë libra, shqiptarë dhe autorë të huaj që janë përkthyer në shqip. Në udhëtime dhe në hotele. Ne lëvizim shumë.
Çfarë marrëdhënie ka Salihi me shqiptarët në Austri?
U bënë gjashtë vjet që luaj në Austri. Kam shumë miq shqiptarë, por dal dhe me shokë të ekipit. E ndjej se jam një prej atyre që shqiptarët e Vjenës krenohen për mua.
Si sillen ata me ty?
Kudo që shkoj më takojnë shumë miqësisht. Më vjen mirë, pasi e shoh që kam bërë diçka që vlen dhe për ta.
A jeni ftuar në aktivitete të organizuara nga emigrantët tanë?
Po, shpesh. Kam qenë në shumë mbrëmje gala, edhe tek ato të organizuara nga Ambasada jonë në Vjenë.
Te Rapidi luan edhe Atdhe Nuhiu, kosovari që luan për Austrinë. Çfarë marrëdhëniesh ke me të?
Me të kaloj një kohë të gjatë. Është një sportist me të ardhmen. Në Austri presin shumë nga ai. E ka peng që nuk luajti dot për Shqipërinë.
Cila është nofka që u thërrasin në Austri?
Oh, janë shumë: “Bomber”, “Knipster”, që do të thotë si tip gjarpri, “Vrasës zone”, etj..
Së fundi, keni pozuar për artikujt sportivë të klubit, duke qenë imazhi i Rapidit?
Rapidi ka tifozët më ultras në Austri. Sigurisht, është kënaqësi të jem dhe unë i përzgjedhur për produktet e klubit. Funksionon shumë mirë. Shiten shumë.
Sa afër je me shtypin në Austri?
Nuk jam shumë i lidhur, por kam qenë shumë dashamirës me to/ Në shumë raste edhe ato më kanë mbrojtur kur kam pasur probleme trajnerin.
Si i keni raportet me tifozët?
Më duan shumë. Unë përpiqem të bëj gjithmonë më të mirën time. Ultrasit e Rapidit janë nga më të famshmit në Europë. Na ndjekin mbi 10 mijë veta kur luajmë jashtë.
Gjashtë vjet në Austri, a e ndjen veten paksa austriak?
Jo, jam shqiptar, madje shkodran. Gjithsesi, më pëlqen jeta në Vjenë. Gjermanishten ende nuk e flas perfekt, por e kuptoj shumë mirë. Pjesën më rë madhe flas anglisht.
I ndiqni mediat shqiptare?
Po, shoh gazetat në TV dhe lexoj shumë në internet. Informohem për gjithçka, nga politika te futbolli.