Kivu dëshiron rinovimin me Interin
Menaxheri i Kristian Kivus ka bërë të ditur se mbrojtësi është i gatshëm të vazhdojë kontratën e tij me Interin. Viktor Becali tha se pret të zhvillojë kontakte me drejtuesit e zikaltërve rreth marrëveshjes së re për klientin e tij, pasi ajo aktualja do të skadojë në qershor të vitit të ardhshëm. “Ne duam të vazhdojmë dhe presim një thirrje nga Interi. Do të presim deri në dhjetor para se të fillojmë të shikojmë përreth”, tha Bekali për fcinterneës.it. I pyetur nëse ai ka kontaktuar me klube tjera, Bekali shtoi: “Nuk kemi biseduar me askënd dhe nuk do ta bëjmë këtë deri në dhjetor”.