E Shtunë, 31 Tetor 2026

Farfan refuzon kontaket me Malagan

Sulmuesi i Shalke 04, Xheferson Farfan ka refuzuar të komentojë spekulimet rreth transferimit të mundshëm të tij te Malaga. 26-vjeçari ka shkëlqyer në “Veltins-Arena” pas ardhjes nga PSV më 2008, por ka vetëm edhe një vit në kontratën e tij me klubin gjerman. Së fundmi kanë qarkulluar spekulime se Malaga e përkrahur nga Sheiku Abdullah bin Nasar Al-Thani planifikon të bëjë një ofertë për të në janar. Por, Farfan ka injoruar spekulimet. “Kam lexuar se mund të transferohem në Malaga, por unë aktualisht jam i përqendruar në ekipin kombëtar”, tha Farfan para ndeshjes me Paraguajin.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›