E Shtunë, 31 Tetor 2026

U19, Shqiperi-Malte 4-0, SuperFabio

/* */

Një super-Fabio, me dy golat e tij i garantoi fitoren 4-0 Shqipërisë U-19 ndaj Maltës, në ndeshjen përmbyllëse të grupit 12 në eliminatoret e Kampionati Europian 2012 per kete grupmoshe.

E gjithë ndeshja kundër maltezëve ishte nën ritmin e lartë të lojës së “ushtarëve” të Skënder Gegës, që në tri ndeshjet arriti një fitore, një barazim dhe një humbje aksidentale në minutën e 93-të.

Arab shënoi një autogol në minutën e 38-të, ndërkohë që rezultati dyfishoi Mërgim Barjaktari në të 45’+2.

Valsi kuqezi vazhdoi me golat e ishte mesfushori i avancuar Fabio Hoxha, i cili luan në Itali me Vareze, me golat e tij në minutat 55’ dhe 78’.

Ish-sulmuesi i Inter U-17 tregoi se është e ardhmja e futbollit të të rinjve në Shqipëri. Hoxha tregoi dëshirë në lojë, mori pjesë në aksionet sulmuese dhe goditi shumë herë portën malteze.

Një fitore e pritshme, por jo në këtë përmasa, çka konfirmoi se trajneri Skënder Gega, me eksperiencën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është një zgjedhje e zgjuar e FSHF-së.

Në ndeshjen e parë, kundër Danimarkës, Kombëtarja U-19 humbi 1-0 me një gol të pësuar në minutën e 93-të nga Kolhert.

Një Shqipëri e “vogël”, por heroike ndaj Austrisë, në barazimin 0-0 në “Life Arena” të Zajtenshteten, me të dyja skuadrat që e mbyllën takimin me nga dhjetë lojtarë, Qaqi (72’) për ekipin tonë dhe Pajnzip për austriakët (77’).

Heroi i takimit ishte portieri ynë, Mikel Kaloshi, i cili priti mjeshtërisht penalltinë e ekzekutuar nga Ricmajer (73’), të shkaktuar nga Qaqi.

Në takimin tjetër, ashtu edhe siç pritej, Danimarka dhe Austria barazuan pa gola, duke toleruar njëra-tjetrën, pasi barazimi i kualifikonte të dyja.

Shqipëria ka shanse të kualifikohet në Elite Round si e treta më e mirë

NDESHJET E SHQIPËRISË
Danimarkë-Shqipëri 1-0
Austri-Shqipëri 0-0
Shqipëri-Maltë 4-0

RENDITJA

1    Danimarka 3    7
2    Austria     3    5
3    Shqipëria    3    4
4    Malta 3    0

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›