Sportistet shqiptare bojkot Maqedonise
Ngjarjet e shëmtuara që shoqëruan kampionatin Europian të Hendbollit në Nish dhe Beograd, ku tifozët maqedonas fyen sistematikisht shqiptarët me parulla “shtet i pastër” apo “vdekje shqiptarëve” vazhdon të jetë temë e ditës.
Skandali mori përmasa edhe më të mëdha pasi koreve të hedhura iu bashkuan edhe lojtarët e përfaqësueses të henbollit, ndërsa në përfundim të Europianit, ndërsa presidenti I Maqedonisë, Gjorgje Ivanov do të dekorojë sportistët duke anashkaluar atë që ndodhi.
Pas reagimeve të partive politike shqiptare në vendin fqinj, tashmë edhe sportistët shqiptarë, që përfaqësojnë fanellën maqedonase kanë vendosur të mos qëndrojnë duarkryq.
Sportistë të dalluar, në futboll, si Samir Fazli, Muhamet Useini, kampioni I Europës në karate, Berat Jakupi, tenisti shqiptar Shëndrit Deari, volejbollisti Habil Ajeti dhe ish-basketbollisti Thaçi kanë kërcënuar me bojkot nga aktivitetevet ku deri më tani kanë përfaqësuar me fanellën e Maqedonisë, ndërsa hapin e parë në luftën kundër ngjarjeve skandaloze e kanë bërë mediat shqiptare: pasi këmbëngulën për falje publike, ato kanë bojkotuar të gjitha aktivitetet që organizojnë federatat sportive.
Sportistët shqiptarë e kanë shpjeguar vendimin e tyre me faktin se ata I japin shumë Maqedonisë dhe nuk është e drejtë që të fyhet populli të cilit I përkasin.
Fazli, futbollist i Herenvenit ka kërkuar masa të forta si në Holandë, ku ofendimet ndëshkohen edhe me burg, ndërsa Useini bëri të ditur se nëse në të ardhmen do të jetë në fushë dhe do të ketë thirrje anti-shqiptare, ai do të largohet.
Ndërkohë, tenisti Deari shkoi edhe më tej, duke deklaruar se huliganët që shajnë dhe ofendojnë kombin shqiptar mbështeten politikisht.