E Shtunë, 31 Tetor 2026

Detyrë të lehtë kundër Vëllazërimit

Shkup – Rabotnicki dhe Vëllazërimi të shtunën e hapin sezonin pranveror të futbollit në elitën e futbollit të Maqedonisë. Kampionët konsiderohen favoritë në takimin me kërcovarët, duke shpresuar në fitore të sigurt dhe ruajtjen e pozitës së parë. Nderim Nexhipi thotë se "romantikët" nuk do të kenë ndonjë problem në përballje me të parafundit në renditje, Vëllazërimin.
"Jemi përgatitur mjaft mirë gjatë fazës përgatitore dhe shpresoj se kundër Vëllazërimit nuk do të kemi ndonjë detyrë të vështirë. Na duhet fitorja, sepse vetëm me tri pikë e ruajmë pozitën e parë në tabelë", është
shprehur mesfushori, Nexhipi, i cili ende është në pritje të ftesës zyrtare nga Dnjepar i Ukrainës.
Në anën tjetër trajneri i Vëllazërimit, Nazmi Ajdini për takimin e së shtunës nuk mund të llogarisë në shërbimet e Bekim Zylberit, për shkak të dënimit dhe Isufit të lënduar.
"Dihet se Rabotnicki është favorit në ndeshjen me skuadrën tonë, e sidomos kur kihet parasysh se ballafaqimi zhvillohet në Shkup. Por ne do të mundohemi të luajmë lojën tonë dhe nëse mund të nxjerrim ndonjë rezultat pozitiv, do të ishim shumë të kënaqur", ka thënë ai.

Avdyl SALIHU

Vëllazërimi: A. Jusufi, Sh. Asllani, K. Bajrami, K. Ballazhi, A. Asllani, Jovanovski, Poknacski, Parashovski, Markoski, Ramadani dhe Demiri

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›