Një pikë nga Kratova, sukses

Tetovë – Shëkndija e Tetovës ndeshjen e parë të edicionit pranveror do ta luajë kundër Sileksit në Kratovë. Qëllimi i kryetrajnerit Edmond Miha për takimin me kratovasit është të mos përjetojnë humbje, ndërsa cdo rezultat tjetër do të jetë i mirëseardhur. "Ne kemi një skuadër të re dhe në krahasim me vitin e kaluar, unë kam gjetur formacionin i cili do të luajë në takimin me Sileksin. Se cfarë sistemi do të luajmë e gjithë kjo do të vendoset para fillimit të lojës", ka thënë Miha. Edhe buletini shëndëtësor në kampion tetovar është i kënaqshëm, ndërsa ka vetëm një futbollist të zverdhur. Bëhet fjalë për mesfushorin Dejan Dimitrievski.
Në sezonin vjeshtor futbollistët e Sileksit u patën ankuar se kanë kaluar keq pas ndeshjes së zhvilluar në Tetovë. Lidhur me këtë timonieri i Shkëndijës, Miha u shpreh se do të shkojnë të luajnë futboll, pasi që janë profesionistë dhe do të tregojnë më të mirën në terrenin e gjelbër. "Edhe pse Sileksit i mungon Ristiqi do të jetë një përballje e zorshme, për shkak të traditës që ka klub", përfundoi Miha.
Shkëndija'79 para fillimit të sezonit pranveror ndodhet në pozitën e gjashtë me 25 pikë.
Formacioni: Elezi, Selimi, Shaqiri, Maxhunarovski, Cuculi, Arifi, Ramadani, Sallai, Ademi, Toleski dhe Idrizi.
Vullnet Dauti