Hamdi Salihi tjetër gol për DC United
Hamdi Salihi shënon sërish për Dc United në kampionatin amerikan. Sulmuesi 28-vjecar i kombetares shqiptare ndonëse e nisi ndeshjen ndaj Montreal nga stoli i rezervave arriti ta tundte rrjetën në minutën e 90-të, pak momente pasi ishte hedhur në fushë, duke e vulosur rezulatin në 3-0. Ky ishte goli i 5 i shkodranit me ekipin amerikan që pas transferimit të tij nga Rapidi i Vjenës gjatë merkatos së Janarit.
