Armando Sadiku kërkohet nga Luzerna, mund të bashkohet me Hykën
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Sadiku, i ka ardhur një ofertë nga një klub i kategorisë elite zvicerane. Bëhet fjalë për FC Luzern, që është interesuar për talentin shqiptar, që u shpall golashënuesi më i mirë në Challenge League me 19 gola.
FC Luzern është një destinacion mëse i pëlqyeshëm për elbasanasin që është me pushime tani per tani. Lucerna u shpall nën-kampione e Zvicrës në sezonin e kaluar dhe marrin pjesë në Ligën e Europës, por aty luan edhe mesfushori i kombëtares shqiptare Jahmir Hyka, keshtu qe mund te shkoje ne dy numri i kuqezinjeve ne kete klub. FC Luzern kualifikohet direkt për në play-off në Ligen e Europës.
Bisedimet sapo kanë filluar, por nga media zvicerane bëhet e ditur se Luzern eshte skuadra e parë që ka bërë një ofertë konkrete edhe pse nuk flitet për shifra të sakta.
