E Shtunë, 31 Tetor 2026

SPANJA, mbretëresha e Europës, shkatërron Italinë në finale

SPANJE – ITALI 4-0

Shënues: Silva 14, Alba 41, Torres 84, Mata 88

Spanja (4-3-3): Casillas; Arbeloa, Sergio Ramos, Piqué, Alba; Xavi, Busquets, Xabi Alonso; Silva (58 Pedro), Fabregas (75 Torres), Iniesta (86 Mata).  Trajner: V. Del Bosque

Italia (4-3-1-2): Buffon; Abate, Barzagli, Bonucci, Chiellini (21′ Balzaretti); Marchisio, Pirlo, De Rossi; Montolivo (57 Thiago Motta); Cassano (46 Di Natale), Balotelli.  Trajner:  Ç Prandelli.

Gjyqatrë: Proenca (Portugali)
Kartonë të verdhë: Piqué (S), Barzagli (I)

Statistika – plus

Gjuajtjet në portë: 7-4
Gjuajtjet pranë porte: 5-6
Posedimi i Topit: 52%-48%
Goditjet nga këndi: 3-3
Pozitat jashtë loje: 3-3
Ndërhyrjet e Palejuara: 16-10

SPANJA, mbretëresha e Europës, shkatërron 4-0 Italinë në finalen e 1 korrikut të zhvilluar në Kiev. Me këtë trofe përfundon edhe edicioni i 14-të i Kampionatit Europian, që këtë vit u zhvillua në Ukrainë dhe Plononi. Spanja ka vërtetuar edhe një herë se është kombëtarja më e mirë, pasi në kufirin e katër viteve kanë fituar tre trofe radhazi, Euro 2008, Kupën e Botës në 2010-ën dhe së fundi Euro 2012. Italia vinte me pompozitet në finale, pasi në mënyrë të paparashikuar kishte eliminuar Anglinë dhe Gjermaninë. Por në këtë evropian Spanja ka treguar vetëm, tamam kur duhej, në finale duke dominuar totalisht finalen me italianët. Ndryshe nga ndeshja e parë në grup, e cilia përfundoi në barazim 1-1, spanjollët janë më të qartë dhe në minutën e 14-të gjejnë golin e parë, pas një kombinimi perfekt mes Fabregas dhe Silvas, i cili me kokë shënon, 1-0. Në minutën e 41-të është Hordi Alba që me një galopim të shpejtë shënon golin e dytë. Pjesa e parë mbyllet 2-0 për spanjollët.  Italianët me ndryshime në formacion mundohen të marrin iniciativën në lojë por pa mundur, por janë edhe të pafat, pasi në minutën e 61-të Tiago Mota, me vetëm 3 minuta në fushë, dëmtohet dhe detyrohet të largohet, por e lë Italinë me 10 vetë, pasi trajneri Prandeli i kishte bërë të tre zëvendësimet. Kështu që 30 minutat e fundit Italia luajti me 10 vetë. Trajneri Del Boske e rifreskon grupin duke larguar nga fusha lojtarët më të dalluar, por edhe ata që u aktivizuan lanë shenjë, pasi në minutën 84-t Torres shënon golin e tretë dhe katër minuta më vonë, Mata vulos shkatërrimin e Italisë dhe konfirmimin e Spanjës si Kampione të Europës në edicionin e 14-të.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›