E Diel, 1 Nëntor 2026

Joakim Lëv: Jam përgjegjës për eliminimin, por nuk do të largohem

Trajneri gjerman merr përsipër përgjegjësinë, ndërsa Bekenbauer dhe Mikael Balak kanë vënë në dyshim zgjedhjet e bëra prej tij në gjysmëfinalen ndaj Italisë Autografe dhe të qeshura të stonuara në një ditë pak të lumtur. E nisur nga Varshava me kufje në vesh, për të mos folur dhe për të mos dëgjuar, kombëtarja e Gjermanisë ka mbërritur në Frankfurt tre ditë më përpara nga sa kishte menduar. Megjithatë popullariteti i ka bërë njerëzit më të kuptueshëm: mekanizmi që shtyn qytetarin normal drejt atij të famshëm, për të qenë për një sekondë të jetës afër idhullit, ka bërë të mundur që rreth 30 persona, midis të cilëve shumë fëmijë, ti kenë kërkuar Joakim Lëvit autografe, fotografi dhe përqafime. Dalja numër 13 e aeroportit është kthyer në një stadium të vogël dhe presidenti i federatës gjermane Volfgang Niersbak, si ish-gazetar, ka dashur ti bëjë përshtypje të pranishmëve me komente publike: Trajneri jonë ka bërë një punë shumë të mirë, jemi shumë të lumtur që është në drejtim të kombëtares: skuadra nuk e ka arritur objektivin, por ka një të ardhme, është e re dhe e mbushur me talent. Pasi të kalojë ky moment zhgënjimi do të përmirësohen akoma. Mungonte vetëm që numri një i federatës gjermanë të dorëzonte vendin e tij, para telekamerave, shpërblimin prej 100 mijë eurosh dhe realiteti do të ishte modifikuar plotësisht. Fatkeqësisht shuma e mësipërme është përftuar nga kalimi në gjysmëfinale: titulli do të kishte sjellë një shumë tre herë më të madhe për lojtarët. Hedhja e makaronave - Gjermanët mund të duken si të hutuar ose shumë sportivë: në të vërtetë nuk është kështu, reagimi në Frankfurt ka qenë ai i magjepsjes kundrejt atyre që i shikojnë gjithmonë në televizor. 28 milionë njerëz kanë ndjekur humbjen me Italinë, të gjitha sheshet kanë qenë të tejmbushur dhe ekranet e mëdha vetëm në Berlin kanë grumbulluar gjysmë milionë tifozë. Ka pasur probleme, me qëndrime raciste kundrejt italianëve: nga hedhja e makaronave te fyerjet dhe përplasjet midis nacionaliteteve të ndryshëm. Përplasje që janë zhvilluar në shumë qytete me kulmin që është arritur në Vupertal, ku rreth 800 gjermanë janë përballur me 600 italianë: 13 të plagosur dhe 27 të ndaluar. Faji im - Pas lotëve dhe zhgënjimit, do të jemi të mërzitur për disa ditë, më pas do të rifillojmë punën, ka thënë Lëv. Unë do të qëndroj, nuk shikoj asnjë arsye pse gjithçka duhet të vihet në diskutim. Jam përgjegjësi i humbjes, duhet të rikarikoj skuadrën, por jam i bindur se do tia dalim dhe se më 15 gusht do të jem në vendin tim në miqësoren kundër Argjentinës. Trajneri gjerman ka një kontratë deri në 2014-ën. Është mbështetur edhe nga Miro Kloze, i përjashtuari i madh në pjesën e parë: Janë bërë shumë gabime në fushë, jo jashtë saj, ka thënë sulmuesi i Lacios. Që nga dita e premte kanë ardhur edhe kritikët e parë të trajnerit. Ish-kapiteni Mikael Balak, gjithmonë gati për të sulmuar qëkur është përjashtuar nga kombëtarja, ka thënë ndryshimet e shumta nuk i kanë dhënë identitet skuadrës. Ka shumë pyetje që duhen bërë në lidhje me trajnerin. Edhe Franc Bekenbauer ka mbetur i befasuar: Nuk ka qenë Gjermania e zakonshme e këtij Europiani. Para kësaj ndeshjeje mendoja se mund të fitonim titullin, por suksesi i Italisë ka qenë i merituar. Të gjithë kundër Lëvit, me përjashtim të njerëzve që kanë pritur kombëtaren në aeroportin e Frankfurtit. Samer: Superioriteti i Italisë ka qenë i qartë Midis shumë reagimeve të ekzagjeruar dhe sigurisë së tepruar, ndër të tjera që nuk është mbështetur kurrë nga faktet, në shtëpinë e Gjermanisë ka ardhur një zë autoritar që ka pranuar me sportivitet humbjen kundër Italisë dhe superioritetin e axurrëve në nëntëdhjetë minutat e gjysmëfinales të luajtur në Varshavë. Matias Samer, ish-lojtar i Interit, aktualisht drejtori teknik i Gjermanisë, ka folur për një mallkim italian: Të gjitha herët mendojmë se ka ardhur momenti i revanshit për ne gjermanët, por gjithmonë përfundon keq. Janë mallkimi ynë, – ka thënë Samer. – Edhe këtë herë superioriteti i Italisë ka qenë i padiskutueshëm. Samer nuk ka ditur të shpjegojë zemërimin e Bufonit në fundin e takimit: Ndoshta ka pasur të drejtë, por Di Natale dhe Markizio kanë pasur më shumë mundësi për të shënuar golin e 3-0 sesa ne për të barazuar 2-2. Dhe ka rrëfyer: Do ta marr gjithmonë si shembull këtë ndeshje për të shpjeguar se si duhet të luhet futbolli modern. Në fund ish-Topi i Artë i ka bërë komplimentat skuadrës së Prandelit: Është skuadra më e bukur dhe më e fortë e Euro 2012-ës, e vetmja që ka vënë në vështirësi kampionët në fuqi të Spanjës dhe që nëse do të vazhdojë të luajë në këtë mënyrë besoj se do ta marrë në shtëpi trofeun. Nojer: Nuk na besohet që kemi humbur… Mallkimi i Gjermanisë vazhdon. Vende të dyta dhe të treta, gjysmëfinale: gjermanët arrijnë gjithmonë në fund, në Europian ose Botëror, por në fund (që nga Euro 1996) nuk arrin më të ngrenë trofetë prestigjioz. Edhe këtë herë, për më tepër, ka ardhur eliminimi i radhës nga Italia. Jemi të gjithë shumë të zhgënjyer, ka pohuar Manuel Nojer, portieri i Gjermanisë. Humori është i zi, e vështirë të pranohet kjo humbje: Ekziston një boshllëk brenda nesh, nuk mund ta besojmë. Kundër Italisë nuk është parë Gjermania më e mirë. Kemi zhvilluar një turne të madh, me përjashtim të pjesës së parë kundër Italisë. Për rrjedhojë, tani ata janë në finale. Nuk mund ta përshkruaj atë që ndiej brenda vetes. Besoj se nuk kemi sulmuar aq sa duhet. Italianët nuk kanë pasur asnjë vështirësi për të bërë lojën e tyre. Në situatat kur ne duhet të ishim të pranishëm, nuk kemi qenë të pranishëm. Dhe për këtë arsye kemi pësuar dy gola, ka përfunduar Nojer. Polemika për gazetarin italo-gjerman…! Pas përfundimit të pjesës së parë së gjysmëfinales drejtuesi i lajmeve ka thënë në italisht: Fitoftë më i miri! Polemika në Gjermania dhe jo vetëm për dy episode që kanë ndodhur jashtë ndeshjes Itali-Gjermani gjatë komentit të gjysmëfinales. Pas pjesë së parë, me gjermanët në disavantazh 2-0, në stacionin televiziv gjerman Ard është dhënë edicioni informativ, i drejtuar nga Ingo Zamperoni, moderator i vlerësuar me baba italian dhe mama gjermane. Para se të kthente linjën për ndeshjen gazetari, me një të qeshur të ekzagjeruar, ka pranuar, duke cituar një varg të Dantes, se ishte në dyshim se kë duhet të mbështeste nga dy skuadrat. Më pas ka uruar në italisht fitoftë më i miri, natyrisht duke e përsëritur frazën edhe në gjermanisht. Shumë spektatorë e kanë konsideruar një skandal të qeshurën e Zamperonit dhe frazën e thënë në italisht, por vetë drejtori i lajmeve e ka mbrojtur me vendosmëri. Keqkuptimi i Shollit Polemika tjetër ka pasur të bëjë më ofendimet e supozuara ndaj Balotelit dhe Kasanos, gjithmonë pas përfundimit të pjesës së parë, nga ana e moderatorit Reinold Bekman dhe nga opinionisti, ish-mesfushori i Bajernit Mehmet Sholl. Të dy i kanë përkufizuar lojtarë italianë si Strassenkoter dhe Pflegefalle. Fjalë që në kuptimin e parë do të thonë qenë rrugësh dhe persona të sëmurë. Por dy termat nuk janë përdorur për të ofenduar. Madje, në fjalët e moderatorëve ndihej vlerësimi për lojtarë të aftë të kafshojnë në momentin e duhur, të papërmbajtshëm në zonën e rreptësisë. Për sa i takon Pflegefalle, në gjuhën sportive gjermane, do të thotë lojtarë që duhen kuruar me kujdes, që duhen mbajtur nën kontroll, përndryshe të ndëshkojnë. Por ajo e Gëtes është një gjuhë e vështirë, edhe për gjermanët. Kështu vetë Sholl ka kuptuar ndoshta se ka përdorur fjalë pak të p

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›