E Shtunë, 31 Tetor 2026

Juventusit i pëlqen Gotze

Juventus është i interesuar për transferimin e yllit të Borussia Dortmundit, Mario Gotze. 19 vjeçari është duke shkëlqyer në Bundesligë dhe spekulohet se kërkohet edhe nga Manchester United, Bayern Munich dhe Real Madrid.

Por, sipas të përditshmes italiane Gazzetta dello Sport, drejtori i përgjithshëm i Juventusit, Giuseppe Marotta beson se Gotze mund të jetë pasardhës i Alessandro Del Pieros i cili do të largohet nga klubi në fund të këtij sezoni.

Megjithatë, Transferimi i Gotzes nuk është i lehtë, tinejxheri vlen mbi 20 milionë euro.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›