E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hamilton fiton ne Kine, +7 me Masen

Piloti i Meklarenti, Ljuis Hamilton zhvilloi nje gare perfekte ne Shangai, duke iu afruar shume prane titullit kampion bote. Piloti i Meklarenit shenoi ne Kine fitoren e peste sezonale ne Formula 1, duke lene pas vetes, ne vend te dyte, rivalin e tij per per titull boteror, Filipe Masa. Piloti anglez zhvilloi nje gare te shkelqyer ne te gjitha drejtimet, nga fillimi i gares dhe deri ne fund. Filipe Masa, ne pjesen me te madhe te gares se djeshme ishte i treti. Por shoku i tij i Ferrrarit, Kimi Raikonen e ndihmoi ne fund, pasi e lejoi qe ta parakalonte. Ne xhiron e 49-te finlandezi dorezoi vendin e dyte, keshtu qe Masa e la Kinen me 87 pike nga 94 qe ka Hamiltoni. Ne Brazil, Hamilton do te mjaftohet me kater pike per t'u shpallur kampion bote, nese i pari ne gare del Masa. Kampionatit boteror i Formula 1 do te mbyllet per kete sezon me Cmimi e Madh te Brazilit. Ljuis Hamilton aktualisht ndodhet ne kuoten e 94 pikeve, ndersa Filipe Masa ka shtate pike me pak. Ne klasifikimin e Konstruktoreve, Ferrari udheheq me 11 pike me shume se Meklaren Mercedes.

Cmimi i Madh i Kines, rezultatet:

Ljuis Hamilton MekLaren 1:31:57.403

Felipe Massa (Ferrari) +00:14.925

Kimi Raikkonen (Ferrari) 00:16.445

Fernando Alonso (Renault)

Nik Heidfeld (Sauber)

Robert Kubika (BME Sauber)

Timo Glok (Tojota)

Nelson Pikuet (Renault)


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›