E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hamsil dhe Diego, objektivat e Juves

Gati një merkato marramendës për Juventusin. Bardhezinjtë në fundjavën e ardhshme, siç shkruan "Tuttosport", do të takohen me përfaqësues të Diegos, për të sqaruar mirë situatën. Në këtë tratativë, shoqëria torineze mund të përfshijë Polsen.

Pas humbjes së të shtunës kundër Xhenoas, Koboli Xhilji foli edhe mbi merkaton dhe veçanërisht mbi Hamsik: "De Laurentis është në dijeni të vlerësimit sonë mbi këtë lojtar. Dhe mbi të gjitha, kjo nuk është sekret. Por nëse Napoli nuk do të ketë ndërmend të heqë dorë nga ky xhevahir, natyrisht që do ta mirëkuptojmë dhe do t‘i drejtojmë sytë dhe vëmendjen mbi kampionë të tjerë".



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›