Rritet kostoja e matrikullimit të kafshëve
Qeveria shqiptare rriti çmimin që paguan Ministria e Bujqësisë për kompanitë private që merren me matrikullimin e kafshëve, ndërkohë që ekspertët janë habitur pasi numri i kafshëve të matrikulluara është dukshëm më i lartë nga sa ishte vlerësuar më parë.
Me një vendim të marrë në mars, pagesa për firmat private të matrikullimit u rrit për gjedhët nga 90 në 100 lekë për kokë, ndërsa për bagëtitë e imta, pagesa u rrit nga 20 në 30 lekë për kokë. Për pasojë, kostoja e procesit të matrikullimit është rritur dukshëm, por qeveria nuk jep shifra se sa pritet të shpenzohen deri në fund. Gjatë vitit të kaluar, buxheti i shtetit shpenzoi 1 milion dollarë për matrikullimin e rreth 400 mijë krerëve, ndërsa këtë vit, janë kërkuar paraprakisht edhe 2.2 milionë dollarë të tjera për matrikullimin e rreth 3 milionë krerëve bagëti të tjera. Matrikullimi është faza e parë për zbatimin e programit të ndihmës financiare që qeveria ka vendosur të japë për blegtorinë.
Shumë më tepër nga sa mendohej
Në të katër anët e vendit, matrikulluesit po raportojnë një numër shumë më të madh lopësh, delesh e dhish nga sa jepet në statistikat zyrtare të Ministrisë së Bujqësisë, thonë ekspertë të intervistuar pa regjistrim nga "Shqip".
"Ne dimë se në Shqipëri ka rreth 400 mijë lopë, por nga matrikullimi kanë rezultuar disa qindra mijëra lopë më shumë", - thotë një ekspert në kushtet e anonimatit. Problemi nuk qëndron aq shumë te kostot e fryra të matrikullimit, por te fakti se matrikullimi është hapi i parë për të filluar shpërndarja e ndihmave që qeveria ka premtuar për fermat blegtorale. Matrikullimi po kryhet nga punonjësit e Ministrisë së Bujqësisë në terren në bashkëpunim me rreth 500 veterinerë privatë. Ekspertët dyshojnë se perspektiva e marrjes së parave për krerë bagëti nga buxheti i shtetit i ka shtyrë shumë fermerë dhe veterinerë të deklarojnë numër më të madh lopësh nga sa kanë realisht.
Sistemi i subvencionimit
Në tetor të vitit të kaluar, qeveria krijoi një agjenci që do të shpërndajë paratë e buxhetit të shtetit në ndihmë të bujqësisë. Agjencia do të falë para për një pjesë të fermerëve me synimin e rritjes së prodhimit bujqësor. Vetëm për vitin 2009, është programuar shpërndarja e 9 milionë dollarëve për këtë qëllim. Parashikohet që fermat blegtorale që mbarështojnë mbi 10 krerë
lope qumështi, paguhen me 10 mijë lekë për krerë. Ndërkohë, për fermat blegtorale që mbarështojnë më shumë se 30 krerë lopë, pagesa bëhet deri në 30 krerë.
Për bagëtitë e imta, parashikohet që të paguhet me 500 lekë çdo dele, me kushtin që tufat të kenë mbi 50 krerë. Parakusht për përfitimin nga skema, është që bagëtitë të jenë të matrikulluara. Përfitojnë vetëm fermerët që dokumentojnë shitjen e qumështit me
faturë.
Parajsë për spekulantët
Nga të gjitha analizat e kryera gjatë viteve të shkuara, konkluzioni i përgjithshëm ka qenë që subvencionimi i prodhimit bujqësor në Shqipëri është thjesht një shpërdorim parash. Shpërdorime të konsiderueshme financiare u vunë re në zbatimin e projektit të naftës pa akcizë për mekanikën bujqësor, e cila u përdor pak ose aspak për mekanikë bujqësore e që përfundoi gjerësisht në serbatorët e makinave. Projekti u vu në zbatim gjatë vitit 2004, pavarësisht kundërshtimeve të ekspertëve. Ai i kushtoi buxhetit të shtetit miliona euro.
Skema e re e subvencionimit pritet të kushtojë po kaq shtrenjtë. Ajo mund t‘i japë fermave blegtorale 5 deri në 15 për qind vlerë të shtuar për bagëtitë, por krijon mundësinë gjithashtu që me paratë e taksapaguesve të majmen xhepat e atyre që nuk kanë fare ferma bagëtish.
Bujqësia
Spekulimet me subvencionimet
Ekspertët në të gjithë botën kundërshtojnë praktikën e subvencionimit të bujqësisë, duke e konsideruar atë si një masë të paleverdishme dhe ekonomikisht të palogjikshme. Nga pikëpamja e tregut, nëse qeveria financon një produkt të caktuar, prodhimi i atij produkti do të rritet duke sjellë uljen e çmimeve. Për pasojë, ulet rentabiliteti dhe për më tepër, vetë fermeri nuk përfiton asgjë. Subvencionimi sjell deformime në treg për shkak se fermerët përqendrojnë forcat te mallrat e subvencionuara dhe jo te kërkesat e tregut, duke sjellë prodhim për mallra që nuk kanë ku të konsumohen.
Nga pikëpamja praktike, identifikimi i lopës që duhet të subvencionohet është një mision i pamundur e për pasojë, rreziku është që në vend të nxitjes së prodhimit bujqësor, të krijohet një sistem faturash mbi mallra inekzistente, gjë që krijon humbje financiare për qeveritë. Në Evropë dhe Amerikë, ku subvencionimet bujqësore janë një praktikë e zakonshme, praktikat spekulative me fondet e subvencionimit janë gjithashtu shumë të zakonshme.