Shpërthejnë kanalizimet, banorët 10 ditë mes ujërave të zeza
Shpërthejnë ujërat e zezanë rrugën “Ali Visha” në kryeqytet. Që prej gati dhjetë ditësh në lagjen pranë ishshkollës “Labinoti”, ose siç njihet nga qytetarët zona e pallateve të sindikatave, është bërë gati e pamundur të
kalohet. Banorët tregojnë se kanë gati dy vjet që kohë pas kohe përballen me shpërthimet e kanalizimeve të
ujërave të zeza. Janë ankuar edhe në Bashki edhe në Ndërmarrjene Ujësjellës Kanalizimeve, por situata vijon të
mbetet e njëjtë. Sipas tyre, ujërat shpërthejnë çdo tre muaj. Shkak për këtë është bërë amortizimi i rrjetit si dhe
mos marrja e masave përzgjidhjen e problemit. “Disa herë kemi bërë privatisht pastrimin e pusetave, pasi nuk ka ardhur askush për ditë të tëra për të vënë dorë”, sqarojnë banorët. Ata pohojnë
se ka pasur raste kur edhe kalimi i rrugës për shkak të mbetjeve ka qenë i vështirë. SHQETËSIMI
“Këtu kalon kanali i ujit tëpijshëm që vjen nga Selita për në bllok. Pingul me të është kanali i ujërave të zeza i qytetit
Studenti. Këto ujëra dalin në sipërfaqe por nuk përjashtohet mundësia që të përzihen me njëra-tjetrën” u
shpreh një nga banorët. Veç ndotjes së ambientit, risku për përhapjen e ndonjë epidemie është mëse prezent. Madje sa
herë përsëritet e njëjta situatë,banorët kanë frikë të konsumojnë ujin e pijshëm. Kjo pasi tubacionet e tij janë pingul
me ato të ujërave të zeza. “E blejmë përgjithësisht ujin pasi ai që vjen nga çezma ka erë. Mendojmë se uji i pijshëm
bashkohet me ujërat e zeza. Duhet të bëhet diçka për të rregulluar tubacionet. Ne e kemi ngritur si problem, por askush nuk e ka vënë ujin në zjarr”,tregojnë banorët. Ankesat e tyre kanë rënë në vesh të shurdhët sepse edhe pas dy
vjetësh problemi mbetet i njëjtë. Kur ujërat shpërthejnë, përhapen në të gjithë rrugën dhe jo vetëm kalimi bëhet tejeti vështirë por edhe bizneset që ndodhen aty pranëe kanë të pamundur të zhvillojnë
aktivitetin e tyre. Mbeturinat
si dhe aroma aspak
e këndshme që ato sjellin kur
shpërthejnë kanalet janë
kthyer në shqetësim serioz i
qytetarëve që jetojnë në këtë
lagje. Prej dy ditësh punonjësit
e komunales janë përpjekur
të bëjnë diçka por
nuk e kanë çuar deri në fund
punën. Ata vetëm sa kanë
zhbllokuar pusetat dhe
mbeturinat e nxjerra i kanë
lënë po aty. Sipas banorëve,
janë zhbllokuar vetëm dy
puseta të cilat kanë shpërthyer
për herë të parë. Sa u
përket të tjerave që janë të
vjetra në këtë problem, mbi
to nuk është vënë dorë.
Edhe ato që janë hapur
duke mos qenë të përfunduara
dhe të mbyllura mirë,
janë ende problematike.
Banorët thanë se edhe dje
kanë kontaktuar me punonjësit
për përfundimin e
punës por përsëri nuk kanë
marrë përgjigje pozitive. m.sh