SHBA, pro Kosovës Plani gjashtëpikësh në çështjen EULEX
SHBA mbështet Kosovën në çështjen e shtrirjes së EULEX-itPlani gjashtëpikësh në çështjen EULEX
ofron një bazë të mirë për shtrirjen e EULEX-it në gjithë territorin e Kosovës, por SHBA kupton dhe respekton pozicionin e autoriteteve shtetërore të Kosovës. Ky ka qenë qëndrimi i nënsekretarit të Shtetit për Euro-Azinë, Daniel Fried pas një takimi që ka zgjatur për rreth dy orë me krerët kosovarë, Presidentin Sejdiu dhe Kryeministrin Thaci. “Qeveria e Kosovës
është qeveri sovrane, e një shteti sovran, ajo dëgjon mendimet e të tjerëve, por vendimet i merr vet dhe ne duhet t’i respektojmë ato”, ka thënë diplomati amerikan. Ai ka shtuar se çmon qëndrimin e Prishtinës për të bashkëpunuar
me autoritetet ndërkombëtare për vendosjen e EULEX-it. Daniel Fried i ka siguruar kosovarët se Shtetet e Bashkuara
të Amerikës janë dhe do të mbeten mike e Kosovës dhe se SHBA do t’i mbajë premtimet e dhëna, dhe ngjashëm
me shpalljen e pavarësisë ashtu në lidhje me planin gjashtëpikësh të OKBsë.Sipas tij, kjo është vetëm
një zgjidhje e përkohshme, jo e përhershme. “Nëse ne e bëjmë punën tonë mirë, pas SHBA mbështet Kosovën
në çështjen e shtrirjes së EULEX-it. dy vjetësh askush nuk do ta kujtojë këtë betejë për gjashtë pikat, sepse EULEX-i do të jetë në terren kudo në Kosovë, ne do të lëviznim përpara, njohjet do të vinin, investimet
po ashtu, ka të ardhme të mirë për Kosovën”, deklaroi zoti Fried. Sipas tij, 2 dhjetori është koha e përshtatshme për
fillimin e punës së misionit evropian. Ndërkohë liderët kosovarë, përsëritën qëndrimet e
Deputetët e Kuvendit të Kosovës theksojnë se Prishtina nuk duhet të pranojë dokumentin
6 pikësh të OKB-së. Ata thonë se plani i Ahtisaarit dhe Kushtetuta e Republikës
së Kosovës janë kornizat bazë për funksionimin e shtetit të Kosovës. Sipas tyre,
Prishtina zyrtare duhet të vazhdojë të mbajë qëndrimin e saj refuzues karshi planit të
6 pikësh të Kombeve të Bashkuara për rikonfigurimin e prezencës ndërkombëtare civile
në Kosovë. Pavarësisht presionit diplomatik ndërkombëtar, udhëheqësit shtetëror të
Republikës së Kosovës duhet të këmbëngulin në qëndrimin e tyre, duke mos e pranuar
këtë dokument dhe të mos lëshojnë pe në këtë drejtim.
“EULEX është prodhim i politikës së Beogradit dhe i
pengesave nga Rusia. Mendoj që burimin dhe fillimin e ka
jodemokratik, nga vende jodemokratike”. Kështu është
shprehur në një intervistë për radion “Evropa e Lirë”,
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi. Sipas tij
gjashtë pikat e ofruara nga marrëveshja, nuk premtojnë
stabilitet as për Kosovën, as për rajonin. “Zgjidhja më e
mirë është që thjesht EULEX-i të vendoset mbi bazën e
dokumentit të Presidentit Ahtisari dhe mbi bazën e
Kushtetutës dhe ligjeve që janë miratuar në Kuvend. Për
ne, është i vonuar funksionalizimi i EULEX-it, dëshirojmë
që ai të funksionalizohet sa më shpejt”, ka thënë
kryeparlamentari kosovar. Më tej ai ka shtuar se Prishtina
është treguar mjaft e kujdesshme, sepse është e
interesuar të ruajë vazhdimësinë e bashkëpunimit me
Brukselin, Nju Jorkun dhe Uashingtonin
tyre se e mbështesin shtrirjen
e EULEX-it, por mbi bazat
e Kushtetutës së Kosovës
dhe planit të Ahtisaarit.