Pagesa të reja për çdo Në rast se nuk je i siguru- vizitë te mjekët në spital
Nuk do të ketë më konsulta falas për këdo që paraqitet në spital.Në rast se nuk je i siguru- vizitë te mjekët në spital
ar do të paguash jo vetëm analizat por edhe çdo fjalë apo këshillë mjekësore. Përjashtim do të bëjnë vetëm urgjencat. Po t’i referohesh shifrave, ku më pak se 1/3 e popullsisë derdh kontributet për shëndetin, i bie që pjesa më e madhe e shqiptarëve të japin para nga xhepi për çdo vizitë te mjeku. Por ndryshe nga tani, kur këto para jepen nën dorë ata do të paguajnë vërtet shërbimin e marrë. Mundësia e dytë është të bëhen pjesë e skemës së sigurimeve shëndetësore me një
nga format e saj. Aplikimi i reformës së re do të nisë që vitin që vjen, por zbatimi real i saj do të marrë edhe ca kohë.“Kjo reformë do të thotë që çdo lloji shërbimi apo diagnoze, ne do t’i vëmë një çmim sepse nga decentralizimi, që është
hapi i parë i kësaj reforme, do të shkohet në kostifikimin e detajuar të çdo lloj shërbimi dhe në kostifikimin e çdo iagnoze”,
kjo është deklarata e Ministres së Shëndetësisë Anila Godo e cila jep detajet
e skemës së re në spitale. Sipasaj, gjithçka të ketë përballë një kontroll të vazhdueshëm të çdo lloj lëvizjeje
financiare të buxheteve të akorduara nga qeveria për çdo spital. “Duke e parë në Nuk do të ketë më konsulta falas për
këdo që paraqitet në spital. këtë sens, reforma është e të gjithëve dhe është më shumë se kurdoherë e rëndësishme
që të përgatisni protokolle që do të jenë detyrimisht të zbatueshme, sepse nuk mundet për një patologji të ketë çmime
të ndryshme. Nëse një lloj diagnoze do të ketë një çmim, cilësia e këtij shërbimi duhet të jetë e njëjtë”, sqaron ministrja.
TË SIGURUARIT Sipas të dhënave të ISKSH, numri i personave që derdhin kontribute shëndetësore në të gjithë vendin
llogaritet të jetë rreth 600 mijë vetë. Pjesa tjetër nuk janë të siguruar. Sipas ekspertëve, arsyeja kryesore është niveli i lartë i punësimitinformal, por edhe papunësia. “Me reformën e re e cila do të fusë spitalet në skemën e sigurimeve shëndetësore, mendojmë se i jepet një shtysë edhe qytetarëve që të nisin të derdhin kontributet”, sqarojnë specialistët e ISKSH. Ndërkaq sipas tyre në këtë mënyrë i jepet edhe një goditje korrupsionit në shëndetësi. “Shërbimi është falas, por në fakt të gjithë qytetarët paguajnë nën dorë edhe për vizitat. Me reformën e re ata do të kufizohen në këtë pikë. Do të
paguajnë para por për shërbimin që marrin. Vlera e çdo diagnoze do të jetë reale dhe e vendosur nga një grup profesionistësh, të cilët do të masin edhe standardet”, sqaron ISKSH.