Visar Zhiti, shkrimtari më i mirë i vitit
ALMA MILE
Visar Zhiti është shpallur shkrimtari i vitit në edicionin e 11-të të panairit “Tirana 2008”.
Dje pasdite, një ditë përpara mbylljes së panairit të Librit, u zhvillua ceremonia e ndarjes së çmimeve të më të mirëve, ku mori pjesë dhe kryeministri i vendit, Sali Berisha. Si shkrimtari i vitit u shpall Visar Zhiti me përmbledhjen me tregime “Shekulltjetër”, një botim i “OMSCA 1”. Ishte kryeministri Berisha që i dorëzoi çmimin shkrimtarit, duke e quajtur nder, që
po i dorëzonte këtë çmim, jovetëm shkrimtarit të talentuar, por edhe njeriut që vuajti nën diktaturë. Çmimin si përkthyesi i vitit e ka merituar përkthyesi Ardian Klosi, për antologjinë “Tregimtarë të gjuhës gjermane 1900-1945”. Një përmbledhje e veprash të zgjedhura të autorëve gjermanë të fillimshekullit XX. Një vepër kjo që u pasua nga një tjetër antologji, me vepra të shkrimtarëve më të vonë gjermanë. Edhe pse nuk u vlerësua për të, një nga përkthimet e Klosit që ka bërë bujë së fundmi është “Skënderbeu” i Oliver Schmitt. Një vepër kjo, që ka hapur debate mbi historinë, mbi heroin Kombëtar. Një
temë mbi të cilën u shpreh jo më larg se dy ditë më parë, shkrimtari Ismail Kadare. Shoqata e Librit për fëmijëka shpallur si shkrimtarin më të mirë të vitit, Shkëlzen Zallën. Nuk ka qenë më pak e rëndësishme dhe ana estetike në këtë edicion, që nga paraqitja e stendave të shtëpive botuese, tek realizimi grafik i një libri. Çmimi për paraqitjen estetike
të stendave, iu besua një jurie gazetarësh, të cilët vlerësuan si më tërheqësen stendën– piramidë të “IdeArt”-it.
Ndërsa specialistët e librit, drejtuar nga artisti Shpend Bengu vlerësuan si librin më të realizuar grafikisht Veprën
e plotë të Sami Frashërit, të shtëpisë botuese nga Maqedonia “Logos A