E Shtunë, 31 Tetor 2026

Han: “Jam i kënaqur me rezultatin”

Ari Han e nisi aventurën e tij me Shqipërinë me një sukses të jashtëzakonshëm, përballë një prej 16 skuadrave më të mira të Europës, Suedisë. 0-0, kur kemi rrezikuar jo pak, teksa me pak kujdes mund të kishim marrë edhe me shumë. Trajneri holandez: "Ndeshjet e para janë të vështira, Suedia të jep pak shanse në mbrojtje. Megjithëse Suedia ndryshoi skemën përsëri nuk arriti t'i imponohet skuadrës sonë. Taktikisht luajtëm shumë mirë. Skuadra luajti futboll. Pati pasime të dendura. Jam i kënaqur me rezultatin. Skuadra luftoi e punoi shumë. Malta të mërkurën? Nuk do të jetë e thjeshtë. Bogdani e Kapllani? Të shohim për ndeshjen tjetër, Bogdani nuk ka luajtur në Itali, Kapllani është aktivizuar shumë pak"

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›