Super Shqipëria, Ibra ngec në “Qemal Stafa”

Ibra kokulur. Sulmuesi më i paguar në Europë i "vdekur" para Shqipërisë. 0-0 me Suedinë. Më shumë se një pikë. Një start i suksesshëm i kombëtares. I katërti rezultat pozitiv rresh në ballafaqimin e parë ndërkombëtar; dy për eliminatoret e Euro 2008 (1-1 me Zvicrën, 2002; 2-2 me Bjellorusinë, 2006) e dy për Kampionatet Botërore (2-1 me Greqinë, 2004; 0-0 me Suedinë, 0-0).
Edhe pse patëm shumë mëdyshje për përformancën e pritshme të Shqipërisë, formacioni i hedhur nga Ari Han, me Salihin e vetëm në sulm (i zëvendësuar në të 75' nga Berisha), Beqiri në zemër të mbrojtjes (mbuloi perfekt Ibrahimovicin në dublim edhe me Currin), mesfushorin Jahmir Hyka, thuajse perfekt në driblimet e tij e në goditjet (dha një asist të pa shfrytëzuar nga Salihi në pjesën e dytë). Zgjidhje të guximshme. Të shpërblyera.
NDESHJA
Atmosferë e ndezur në "Qemal Stafa". Para fillimit të ndeshjes ish-futbollisti i Kombëtares, Edvin Murati lë zyrtarisht futbollin. Një ceremoni e bukur për autorin e golit të parë të Shqipërisë në fitoren historike 2-1 me Greqinë, më 4 shtator 2004. Edhe pse Suedia luajti topin e parë, ishte Shqipëria që fitoi goditjen e parë nga këndi. Harkimi i lartë i Klodian Duros nga e djathta e sulmit, nuk solli ndonjë problem për portierin Isakson, por shërbeu si sinjali i këndshëm për kuqezinjtë. Trajneri suedez Lars Lagerbak u detyrua të bëjë zëvendësimin pas vetëm pesë minutash lojë, kur pas dëmtimit të mbrojtësit të Gallatasarajit, Tobias Linderuth, hodhi në fushë lojtarin e Birmingam Sitit, Sebastion Larson. Në dhjetë minutat e para krahu i majtë i mesfushës shqiptare punoi mrekullisht, kur Hyka bëri një veprim të bukur, i cili shmangu mbrotjësin e Juventusit, Mellberg, harkoi te Lorik Cana. Mesfushori i Marsejës gjuajti nga larg, topi u përplas në trupin e një suedezi. Shqipëria fiton goditjen e dytë nga këndi. Në të 9' Hyka prodhoi në tjetër magji. Mesfushori i Mainc 05 harkoi nga fundorja, por shkodrani i SV Ried, Hamdi Salihi gjuan shumë lehtë më kokë. Një rast i mirë. Ndoshta duhej shtatlarti Bogdani, por sulmuesi i Kievos, nuk u preferua nga Hani (nuk luajti asnjë minutë). Momenti i parë i rrezikshëm i Suedisë erdhi në minutën e 13-të. Ibrahimovic u fut rrezikshëm në zonën tonë, i rrethuar nga tre mbrojtës kuqezinj, sulmuesi i Interit kalon Dallkun, pasoi për Kallstrom të Olimpikut të Lionit, por suedezi humb kontrollin e topit. Dy minuta më pas, momenti më i rrezikshëm për Shqipërinë. Në të 15'
sShtyllë nga Ibrahimovic. Një goditje mjeshtërore e superyllit të Interit, por fati është me Shqipërinë.
Mesfushori i avancuar i Lionit, Kim Kallstrom goditi nga rreth 20 metra, por Arjan Beqaj, portieri më i mirë i kampionatit qipriot, bllokoi gjuajtjen e suedezit. Shqipëria rinisi të zgjohet. Në të 22' Klodian Duro dha një top për Ervin Skelën, fantazist kuqezi krosoi në zonë, por topi i harkuar prej tij përfundon asnjë lojtar tonin. Suedia u rishfaq sërish në të 27. Suedia ekzekutoi një goditje të lirë, Larson goditi me kokë nga afër, por Beqaj tregoi aftësinë e tij, duke e devijuar në goditje këndi. Një rrezik real. Në të 30' Salihi fiton një goditje të lirë në krahun e djathtë të mesfushës. Skela lëshoi një top në zonën e vogël, por Hamdi Salihi nuk arrin të godasë. Një rast për gol. Një minutë më pas erdhi edhe një përgjigje e izoluar e Ibrahimovicit. Suedezi fitoi një goditje të lirë, në një distancë prej 20 metrash. Mur me gjashtë futbollistë kuqezi. Larson goditi, por topi u përplas në mur. Kaloi rreziku. Fundi i takimit prodhoi momente të mira për Shqipërinë.
Pjesa e dytë nisi sërish me Shqipërinë, kur Cana goditi me kokë nga afër. I menjëhershëm reagimi i Daniel Majstorovic. Goditi me kokë pas një goditje këndi të suedezeve, por pa rrezik për Shqipërinë. Në të 50', Ibra goditi nga jashtë zone, por topi përfundon mbi shtyllën horizontale. Veprim i bukur i suedezit. Shqipëria rifutet në ritmin e saj. Skela në të 52' i dhuroi një top të zgjuar Jahmir Hykës, mesfushori i Maincit vepron me finesë brendaz inës, me klasin e tij i dha një top Salihit, por sulmuesi i Riedit rrëshqiti, duke mos e shtyrë dot topin në rrjetë. Duhet të ishte gol për Shqipërinë. Në të 58', Henrik Larson goditi fuqishëm, topi merr një trajektore befasuese, por Beqaj dëshmoi se e meriton të jetë portieri më i mirë shqiptar, ku me një kërcim akrobatik e devijoi topin në goditje këndi. Katër minuta më pas, në të 62' Mellberg humbi një rast ideal për Suedinë. Mbrojtësi i Juventusit ishte i lirë në zonë, por goditja e harkuar e tij përfundoi jashtë. Në të 70' është sërish magjistari i vogël, Jahmir Hyka, i cili në hyrje të zonës, lëshoi një silurë të jashtëzakonshme e mesfushorit kuqezi, Isaksoni bëri një akrobaci, duke e devijuar topin në goditje këndi. Momentet e mira tona janë më të "shumëzohen". Në të 73' Klodian Duro goditi nga larg, por Isakson priti. Lojë e mirë e Shqipërisë. Besart Berisha pritet të hyjë në lojë. Han kuptoi se Salihi nuk mund të japë më, dhe 15 minuta përpara përfundimit takimit, në të 75' hodhi në fushë Berishën në vend të shkodranit. Kosovari ndërmori një minutë më pas një veprim të bukur i Berishës, shmangu një mbrojtës suedez, u fut në zonë, por gjuajte e tij u bllokua. Zëvendësimi i Skelës së lodhur me mbrojtësin Admir Tela, i dha siguri mbrojtjes, e duke u dubluar me Elvin Beqirin (pullë poste Ibrës) prodhoi atë rezultat, që dhe pas tri minutave shtesë, mbeti përfundimisht 0-0. Një pikë e merituar. Një start i suksesshëm i Ari Hanit dhe skuadrës kuqezi. Të mërkurën na pret Malta në "Qemal Stafa", një ekip që një vit më parë, e kemi mundur 3-0. Katër pikë janë vërtet shumë bukur.
SHQIPËRI-SUEDI 0-0
SHIPËRIA (4-3-2-1): Beqaj, Dallku, Curri, Beqiri, Vangjeli; Cana, Lala; Duro, Skela (82' Teli), Hyka; Salihi (75' Berisha). Tr: Ari Han.
SUEDIA (3-5-2): Isakson, Nilson, Majstorovicc, Melberg, Hanson, Linderoth (S.Larson 6'), Elm, Anderson, Kallstrom, Ibrahimovicc, H.Larson. Tr: Lars Lagerbak.
KRONIKA
1' Nis takimi. Topin e parë e luan Suedia
2' Dëmtohet Tobias Linderuth, mbrojtësi i Gallatasaraj.
3' Goditja e parë nga kendi për Shqipërinë. Duro, nga e djathta e sulmit. Harkimi i lartë, pa problem për portierin Isakson.
5' Suedia bëri ndërrimin e parë, në lojë hyn Sebastian Larson (Birmingam Siti) në lojë në vend të Tonidas Linderuth të Gallatasarajit.
7' Hyka bëri një veprim të bukur, i cili shmangu mbrotjësin e Juventusit, Mellberg, harkoi te Lorik Cana. Mesfushori i Marsejës gjuajti nga larg, topi u përplas në trupin e një suedezi. Shqipëria fiton goditjen e dytë nga këndi.
9'- Hyka prodhoi në tjetër magji. Mesfushori i Mainc 05 harkoi nga fundorja, por shkodrani i SV Ried, Hamdi Salihi gjuan shumë lehtë më kokë. Një rast i mirë. Ndoshta duhej shtatlarti Bogdani. Hyka në superformë.
13' – Ibrahimovic u fut rrezikshëm në zonën tonë, i rrethuar nga tre mbrojtës kuqezinj, sulmuesi i Interit kalon Dallkun, pasoi për Kallstrom të Olimpikut të Lionit, por suedezi humb kontrollin e topit.
15' Shtyllë nga Ibrahimovic. Një goditje mjeshtërore e superyllit të Interit, por fati është me Shqipërinë.
18' Kallstrom goditi nga rreth 20 metra, por Arjan Beqaj, portieri më i mirë i kampionatit qipriot, bllokoi gjuajtjen e suedezit.
22'- Klodian Duro dha një top për Ervin Skelën, fantazist kuqezi krosoi në zonë, por topi i harkuar prej tij përfundon asnjë lojtar tonin.
24' Tempi i lojës ka rënë, veprime të shumta në mesfushë.
25' Klodian Duro harkoi një top në zonë, por Isakson priti pa problem.
27' Suedia ekzekutoi një goditje të lirë, Larson goditi me kokë nga afër, por Beqaj tregoi aftësinë e tij, duke e devijuar në goditje këndi. Një rrezik real.
29' – Dallku dëmtohet në afërsi të rrethit qëndrot të mesfushës. 30' Salihi fiton një goditje të lirë në krahun e djathtë të mesfushës. Skela lëshoi një top në zonën e vogël, por Hamdi Salihi nuk arrin të godasë. Një rast për gol.
31'- Ibrahimovic fitoi një goditje të lirë, në një distancë prej 20 metrash. Mur me gjashtë futbollistë kuqezi. Larson goditi, por topi u përplas në mur. Kaloi rreziku.
37' Duro dha një top me shumë zgjuarsi në zonën e vogël, por Salihi vonoi sërish.
38' – Dëmtohet Armend Dallku. Duket shqetësuese. Ndaloi loja. Mbrojtësi kosovar i Vorskla Poltavës, rifutet në lojë.
40'- Momente të mira për Shqipërinë, të paktën në kontrollin e topit. Luajmë shumë në mesfushë, por arrijmë të futemi edhe në afërsi të zonës.
42' Veprime të sakta të Lorik Canës. Lojtar i klasit të lartë.
45' – Klodian Duro gjuajti nga rreth 20 metra, por Isakson priti pa problem. Një gjuajtje shpresëdhënëse.
Shqipëri- Suedi 0-0. Pjesa e parë ishte shumë e mirë për Shqipërinë. Ibrahimovic realizoi vetëm një goditje shtylle, ndërsa Larson me gjuajtjen me kokë detyroi Beqajn të conte topin në goditje këndi. Një strategji efikase e Ari Hanit.
46' Nis pjesa e dytë. Asnjë ndërrim nga ekipi ynë.
47' Harkim i Duros, Cana godet nga afër me kokë. Sinjal i parë
49' Daniel Majstorovic, goditi me kokë pas një goditje këndi të suedezeve, por pa rrezik për Shqipërinë.
50' Zlatan Ibrahimovic goditi nga jashtë zone, por topi përfundon mbi shtyllën horizontale. Veprim i bukur i suedezit.
52' Skela i dhuroi një top të zgjuar Jahmir Hykës, mesfushori i Maincit vepron me finesë brendaz inës, me klasin e tij i dha një top Salihit, por sulmuesi i Riedit rrëshqiti, duke mos e shtyrë dot topin në rrjetë. Duhet të ishte gol për Shqipërinë.
54' Goditje këndi për Shqipërinë, Skela pasoi shkurt për Hykën, i cili hodhi një top në zonë, por pa rrezik për mbrojtjen suedeze. Formë e mirë e Hykës.
56' Cana lëshoi një top për Salihin, i cili fitoi një goditje të lirë. Duro ekzekutoi nga e djathta, top i lartë në zonë, largoi mbrojtja shtatlartë suedeze. Rritet entuziazmi kuqezi.
58' Henrik Larson goditi fuqishëm, topi merr një trajektore befasuese, por Beqaj dëshmoi se e meriton të jetë portieri më i mirë shqiptar, ku me një kërcim akrobatik e devijoi topin në goditje këndi.
62' Mellberg humbi një rast ideal për Suedinë. Mbrojtësi i Juventusit ishte i lirë në zonë, por goditja e harkuar e tij përfundoi jashtë.
64' Kristi Vangjeli u dëmtua brenda zonës. Loja frenohet. Rinis takimi.
66' Vangjeli ndërhyri saktë, duke e cuar topin në goditje këndi.
67' Arjan Beqaj, në një formë të jashtëzakonshme. I saktë në cdo ndërhyrje.
70' Hyka në hyrje të zonës, lëshoi një silurë të jashtëzakonshme e mesfushorit kuqezi, Isaksoni bëri një akrobaci, duke e devijuar topin në goditje këndi.
73' Klodian Duro goditi nga larg, por Isakson priti. Lojë e mirë e Shqipërisë. Besart Berisha pritet të hyjë në lojë.
75' Shqipëria ndërrim: Hyn Berisha, largohet Salihi.
76' Veprim i bukur i Berishës, shmang një mbrojtës suedeze, futet në zonë, por gjuajta bllokohet.
81' Berisha ka një rast të mirë, por është pak i vonuar në veprim
83' Shqipëria zëvendësim: Hyn Admir Teli, largohet Ervin Skela
86' Elvin Beqiri pullë poste Ibrës, e ka neutralizuar komplet.
88' Berisha fiton një goditje dënimi.
89' Lorik Cana fiton një goditje këndi. Superstar
90' – Tre minuta shtesë
92' Berisha në një inkursion klasik të tij, vonon pak, por nuk arrin dot as të pasojë te Hyka.
93' Mbyllet takimi 0-0. Pikë e merituar. Start i suksesshëm i Ari Hanit dhe skuadrës kuqezi.