Heqja e laringut, shteti të rimbursojë pacientët
Rreth 50 pacientë në vit diagnostikohen me kancer të avancuar të laringut në shërbimin e ORL të spitalit “Nënë Tereza”.
zirina llambro
Për t’u shpëtuar jetën është e domosdoshme heqja e plotë e laringut e për rrjedhojë pacienti humb zërin përgjithmonë. Por çuditërisht shumë prej të sëmurëve, sapo marrin vesh këto komplikacione preferojnë më mirë të mos operohen fare sesa të mbesin pa zë. “Sapo u themi që kanë tumor të laringut dhe duhet t’ia heqim, pyetja e parë nuk është për tumorin, por për zërin. Eshtë diçka psikologjike dhe kemi shumë raste që dalin menjëherë nga dhoma e konsultës, duke hequr dorë nga ndërhyrja. Pasojat: Tumori shpërndahet dhe mund të humbin jetën”, këtë pohon Besim Boçi, mjek otorinolaringolog, tek spitali francez. Përballë kësaj situate që prej një muaji për herë të parë në vendin tonë është futur një teknikë e re mjekësore, me anë të së cilës zëri i të sëmurit kthehet në 70-80 % të tij. Por problem mbetet kostoja e saj. Proteza që duhet të vendoset në vend të laringut të hequr kushton 500 euro. Jetëgjatësia e saj është vetëm një vit. Pas kësaj duhet të zëvendësohet. Mjekët e ORL-së, e quajnë arritje futjen e kësaj teknike në vendin tonë, por nga ana tjetër kërkojnë rimbursimin e pacientëve nga shteti për të paktën 2 vjet. “Do t’i kursehej jo vetëm drama psikologjike që një i sëmurë përjeton pas humbjes së zërit, por do të ishte një ndihmesë e madhe edhe për rehabilitimin e këtyre personave. Çmimi i një proteze për 50 pacientë i kushton shtetit për dy vjet 50 mijë euro, shumë kjo tejet e përballueshme. Por, është e domosdoshme që shteti të rimbursojë koston, pasi të sëmurët nuk mund ta përballojnë nga xhepi”, thekson mjeku Besim Boçi. Eshtë pikërisht ai që pas një trajnimi intensiv në Holandë ka mundësuar realizimin e kësaj ndërhyrjeje operatore në vendin tonë, në bashkëpunim me shefin e ORL-së, Pjerin Radovani. “Bëhet fjalë për një protezë, që me anë të një operacioni të thjeshtë, vendoset në laringun e të sëmurit. Kjo menjëherë pas ndërhyrjes kirurgjikale. Por mund ta vënë edhe pacientë që kanë kohë që janë operuar. Proteza për mënyrën si është ndërtuar risjell zërin në masën 70-80 % të tij”, sqaron Boçi.
“Mungojnë trajnimet, i bëjmë me paratë tona”
Pas një specializimi intensiv në Holandë, pikërisht për protezën në laring, mjeku otorinolaringolog, Besim Boçi, pohon në një intervistë për gazetën se, kualifikimet për mjekët të mbështetura nga shteti janë të pakta në numër. Ai nënvizon se teorikisht flitet shumë për të rejat e mjekësisë, por praktikisht mundësitë që ofrohen janë të pakta.
Doktor Boçi, ju jeni i pari që keni sjellë në vendin tonë teknikën e re të vendosjes së protezës, që risjell zërin tek personat që kanë hequr laringun, si u mundësua kjo?
Unë përpara dy muajsh kam përfunduar specializimin në Holandë, posaçërisht për vendosjen e protezës që kthen zërin. Eshtë një teknikë unike në të gjithë botën, që mundësohet nga kompania suedeze “PROVOX”. Kjo kompani ka prodhuar protezën dhe unë u specializova për vendosjen e saj. Me mbështetjen e shefit të ORL-së, Pjerin Radovani, vendosëm ta aplikonim edhe në spitalin tonë. Por doja të theksoja se, gjithçka është arritur në sajë të dëshirës sonë për të sjellë të renë në Shqipëri. Unë specializimin e kam paguar vetë. Në këtë pikë ka nevojë për ndërhyrje nga strukturat shtetërore, pasi është e domosdoshme që mjekët të stimulohen. Vetëm kështu do të eci përpara shëndetësia shqiptare.
Sa pacientë e kanë vënë tashmë në ORL protezën për zërin dhe si kryhet ndërhyrja për të?
I kemi vendosur protezën 2 pacientëve dhe kemi në radhë edhe një të tretë. Eshtë një ndërhyrje e thjeshtë, por më pas pacienti duhet të mësohet me aparaturën. Vetë proteza është e formuar nga dy hapje. E para në ezofag, me një valvul që nuk lejon daljen e ushqimit në rrugët e frymëmarrjes dhe hapja tjetër në murin e pasmë të trakesë (rrugët e frymëmarrjes.