Han e ndan mendjen: Largohem nese nuk ka marreveshje

Jeton Selimi, Koha Jone
Eshte shprehur mjaft i shqetesuar per situaten qe po kalon Shqiperia e futbollit, por sidoqofte ruan nje fije shprese dhe beson se dicka do te behet. Por, nese nuk ndodh asgje, atehere dirigjenti Han do te kerkoje nje tjeter orkester per te drejtuar, pasi ketej nga vendi i shqiponjave, simfonite jane shume te zhurmshme. Nje si ai, i mesuar te qendroje mes presioneve nga me te ndryshmet (konfliktet kur drejtonte Persepolisin apo ferkimet e shpeshta me presidentin e federates se Kamerunit), mund ta mbajne edhe ca kohe ne krye te kuqezinjve, me pas gjithcka kuptohet lehte, rruget ndahen, secili drejt nje fati me te mire. Kjo eshte ajo qe mendon edhe trajneri i perfaqesueses kuqezi, Ari Han, i cili do te prese qe ujerat e turbullta te qetesohen, por eshte lehtesisht e kuptueshme qe ne dy raste ai do te ike nga syte kembet: kur ujerat te mos qetesohen me (d.m.th., kur FIFA te jape vendimin e prere te perjashtimit) dhe kur ujerat te kerkojne shume kohe te qetesohen (d.m.th., kur do te nevojitet shume kohe mes bisedimeve dhe tentativave te paqes). Fundja, ai nuk ka perse te qendroje ketu. Para Shqiperise e kerkonte Irlanda, pas kuqezinjve nuk i dihet. Por CV-ja e tij ha buke ne te gjithe boten (ka drejtuar ne Evrope, Azi, Afrike) ndaj Han shprehet fare qarte: "Ne do te qendroj apo jo ne krye te kuqezinjve? Vendimi im do te varet nga marreveshja qe do arrihet".
Deklarata
Trajneri kuqezi ka leshuar prononcimin e tij te pare per situaten me te cilen eshte ndeshur pak dite perpara se te mberrinte ne kryeqytetin shqiptar, per t'i dhene doren e fundit Kombetares kuqezi. Plani i tij ishte te bente gati nje ekip per takimin e pas dy diteve kunder Arabise Saudite, por gjithcka tashme eshte hedhur ne ere. Han nuk ka ngurruar te flase per mediat shqiptare. "Me vjen vertet keq per kete situate, sepse une doja t'i zhvilloja ndeshjet miqesore me Arabine dhe Moldavine, pasi nuk jam ne brendesi te skuadres. Fale ketyre dy ndeshjeve, do te kisha nje mundesi te mire per t'u njohur me grupin e lojtareve", deklaron trajneri i kuqezinjve, i cili me pas nuk heziton aspak te shigjetoje politikat e ndjekura nga qeveria kunder FSHF-se: "Dicka eshte e sigurt, politika nuk duhet te perzihet me sportin", thote holandezi i stolit kuqezi. Por, Ari Han kerkon te tregohet optimist. Sipas tij, kjo situate mund te zgjidhet shpejt, madje aq shpejt sa ndeshja me Polonine do te zhvillohej pa asnje pengese. "Shqiperia nuk eshte vendi i pare dhe nuk do te jete vendi i fundit qe do te kete kete situate te ngrire me FIFA-n. Shqiperia nuk e meriton perjashtimin", perfundon deklaraten e tij, trajneri holandez i kuqezinjve, Ari Han.
Holandezi koke me koke me Duken
Trajneri i Kombetares kuqe, Ari Han, eshte takuar dje, paradite, ne Durres me presidentin e FSHF-se, Armand Duka. Nuk dihen detajet e bisedes se tyre, por kuptohet lehte qe holandezi i ka kerkuar Dukes garanci te mjaftueshme per te qendruar ne krye te stolit kuqezi. Sidoqofte, deklarata e leshuar pas takimit ne fjale, ka qene me se e qarte. Nese nuk do te kete marreveshje mes FSHF-se e MTKRS-se, largimi i tij eshte i sigurt.
Aprovohet miqesorja ndaj Kosoves
Per te zhvilluar nje ndeshje miqesore duhej gjetur patjeter nje skuader jo-anetare te FIFA-s. Kosova eshte zgjidhja ideale dhe trajneri Ari Han ka rene dakord per kete takim miqesor. Ende nuk dihen detaje per kete perballje, por nese do te vinte miratimi i pales kosovare, te cilat duan te luajne ndeshjen e pare, do te ishte perballja e trete mes Kosoves dhe Shqiperise. Ne dy sfidat e meparshme ka fituar Shqiperia me rezultatet 3-1 dhe 1-0.
Lista anti-Kosove, me shume lojtare
Praktikisht do te jete e njejta liste e aprovuar per miqesoren kunder Moldavise, vetem se ne kete rast, do te perfshihen me shume lojtare. Han ka mundesi te marre edhe te rinjte e Bushatit, skuadra e te cilit nuk do te luaje kunder Greqise, per shkak te pezullimit dhene futbollit shqiptar nga FIFA. Lojtaret e pare qe do te grumbullohen jane ata, te cilet u shnderruan ne molle sherri mes trajnerit holandez dhe shkodranit te Shpresave kuqezi.