E Shtunë, 31 Tetor 2026

Han kerkon paqe midis FSHF-MTKRS

Për konfiktin FSHF-MTKRS është shprehur edhe trajneri Han, edhe pse holandezi pranoi se nuk ishte në dijeni të tij. "Unë shpresoj se për një paqe midis federatës dhe ministisë", - tha Han pas takimit me presidentin Duka për "Ora Sport". Trajneri, i akomoduar në Durrës, do të jetë neser në selinë e FSHF-së për një takim pune.
"E dimë që është pothuajse e pamundur të luajmë ndaj Arabisë dhe Moldavisë në data që kishim parashikuar prandja do të mundohemi të luajmë ndaj Kosovës përderisa ajo nuk është ene antare e FIFA-s dhe UEFA-s dhe mund të zhvillojë ndeshje ndaj nesh", - pohoi zëdhënsi i FSHF-së, Tritan Kokona.
"Do të mbledhim sekretariatin e FSHF-së dhe më pas do të dalim në një qëndrim të përbashkët, duke bërë publike edhe kërkesat e trajnerit. Këto deklarime sigurisht që nuk do t'i bëjë Hani. Ndërkohë, jemi duke punuar me një strukturë pararele organizimi, që në rast se nuk do të luhet ndeshja me Moldavinë, të përpiqemi t'i krijojmë një mundësi të luajmë me Kosovën. Ne e kuptojmë se ndeshja nuk do të luhet pasi edhe ministria nuk po lëviz prej pozicionit".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›