E Diel, 1 Nëntor 2026

Zbrazet thesi i Pangos: 180 milione leke shperblime

Shqipëria do të marrë pjesë në Lojërat e 29-ta Olimpike Verore "Pekin 2008" me katër sportistë të kualifikuar në sportet e mundjes, qitjes e atletikës, ndërkohë që pret të marrë pjesë edhe në sportin e peshëngritjes. Në evenimentin më të madh sportiv të vitit 2008 vendi ynë do të marrë pjesë pjesë me sistemin e ftesave edhe me të tjerë sportistë cilësorë. Pranë MTKRS është ngritur një grup pune i posacëm. Për realizimin e planit të punës, MTKRS, përvec fondit grand prej 107.1 milionë lekësh të akorduara për federatat sportive, do të ketë dhe një fond të vecantë nga MTKRS për KOSH dhe federatat pjesëmarrëse në këto lojëra. Mbështetje financiare e MTKRS me një fond të vecantë për përgatitjen dhe përfaqësimin e Delegacionit sportiv shqiptar do të jetë me shumën 6.100 000 lekë. MTKRS-ja do të japë sot edhe shpërblimet e sportistëve dhe trajnerëve për arritjen e rezultateve të larta të sportistëve tanë në aktivitetet ndërkombëtare në sportet, qitje, mundje dhe peshëngritje. Shuma totale e shpërblimit është 18.850 000 lekë.
Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë e Sporteve zbardhi shpërblimet e disa prej sportistëve elitarë, për një periudhë që nis nga viti 2002. Kështu sipas informacioneve të publikuara peshëngritësi Erkand Qerimaj në vitet 2002-2007 është shpërblyer nga Federata Shqiptare e Peshëngritjes në total me 5 715 000 lekë, ndërkohë nga Komiteti Olimpik Shqiptar ka marrë në formën e bursës olimpike (2003-2007) 21 080 dollarë amerikanë, ndërkohë që kampioni botëror për të rinj ka përfituar nga sponsor të ndryshëm një shumë prej 2 156 100 lekë, që në total kapin shumën e 7 811 100 lekë dhe 21 080 USD. Peshëngritësi Gerti Trasha ka përfituar në total 5 833 000 lekë dhe 21 080 USD. Emblema e re femërore e shtangës shqiptare, Romela Begaj, është shpërblyer me 3 612 000 lekë. Edhe dy sportistët më elitarë të mundjes, Sahit Prizreni e Elis Guri, pjesëmarrës me normë kualifikimi në Lojërat Olimpike "Pekin 2008", janë shpërblyer jo pak. Prizreni, i treti në botë në peshën e tij : 1 280 000 lekë e 16 800 USD, ndërkohë që pritet të marrë edhe 6 000 000 lekë shpërblim nga qeveria shqiptare. Guri në total është shpërblyer me 1 280 000 lekë dhe 16 800 USD.
Kampionia e Europës, qitësja Lindita Kodra është shpërblyer në total 790 000 lekë dhe 8 400 USD, ndërkohë që për vitin 2008 dp të marrë edhe 5 000 000 lekë. Hedhësi i cekicit, Dorian Collaku është shpërblyer me 2 250 574 lekë dhe për vitin 2008 për cdo muaj ka marrë 700 USD në muaj. Vrapuesi me pengesa, Elton Bitincka është shpërblyer me 1 870 000 lekë, ndërsa rekordmenia Klodiana Shala ka marrë 4 887 725 lekë dhe 32 000 USD.

Shpërblimet Lekë USD
1. Erkand Qerimaj 7 811 100 21 080
2. Gerti Trasha 5 833 000 21 080
3. Romela Begaj 3 612 000 -
4. Sait Prizreni 1 280 000 16 800
pritet të marrë edhe 6 000 000 lekë
5. Elis Guri 1 280 000 16 800
6. Lindita Kodra 790 000 8 400
pritet të marrë edhe 5 000 000 lekë
7. Dorian Collaku 2 250 574 2 100
8. Elton Bitincka 1 870 000
9. Klodiana Shala 4 887 725 32 000

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›