Han, është koha për të guxuar kundër Danimarkës
Formacioni i Morten Olsenit, së bashku me Hungarinë, kryeson me 10 pikë. Ndaj danezëve kemi fituar vetëm një herë dhe kemi humbur pesë ndeshje
Dash Frashëri
Erjon Bogdani është futbollisti i fundit shqiptar që ka shënuar në portën e Danimarkës (i pari historik është Panajot Pano), por sulmuesi i Kievos, njëherësh edhe golashënuesi më i mirë kuqezi në eliminatoret e Kampionateve Botërore, 5 gola, nuk u thirr nga tekniku Ari Han, si për sfidën e humbur kundër Hungarisë (0-1, në “Qemal Stafa”), ashtu dhe për ndeshjen kundër Danimarkës, më 1 prill në “Parken Stadium”.
Shqipëria nisi përgatitjet në Kopenhagën, në kuadër të sfidës së të mërkurës me kryesuesit e grupit 1 eliminator të zonës europiane, Danimarkën, vetëm disa ditë pasi ka humbur në mënyrë aspak dinjitoze me Hungarinë në Tiranë. Danimarka e Hungaria bashkëkryesojnë me nga 10 pikë, por hungarezët kanë një ndeshje më shumë sesa formacioni skandinav i Morten Olsenit.
Ndërsa Shqipëria pësoi humbjen e dytë kundër Hungarisë në “Qemal Stafa”, Danimarka fitoi 3-0 me Maltë në “Ta’Qali”, duke qenë kështu ekipi i dytë së bashku me Suedinë (6 pikë, po aq sa Shqipëria), dy skuadrat e vetme pa humbje në grupin tonë. Me 10 pikë në katër ndeshje, Danimarka i ka të gjitha mundësitë për të shkuar direkt në finalet e Kampionatit Botëror, që do të mbahet në Afrikën e Jugut në verën e vitit 2010.
Interesimi i medias daneze për gjendjen dhe synimet e ekipit shqiptar ka qenë i shumtë, nisur dhe nga fakti se Shqipëria, ndonëse është treguar e pafuqishme me ekipet e dorës së dytë si Hungaria (dy humbje) e Malta (një fitore, një barazim), është treguar një skuadër e madhe me kundërshtarët favoritë të grupit: Suedinë (0-0, në Tiranë) e Portugalinë (0-0, në Braga).
Futbollistët shqiptarë, me deklaratat tejet optimiste përpara Hungarisë e me ato dëshpëruese pas humbjes me “magiarët”, dhanë sinjale se me Danimarkën do të paraqiten ndryshe. Do të luftojnë për pikë, edhe pse Shqipëria nuk ka fituar asnjëherë në tri ballafaqimet e mëparshme në Kopenhagën, atje ku kemi pësuar tri humbje e 11 gola.
Trajneri Ari Han u tregua i kujdesshëm në deklaratat e tij pas ndeshjes me Hungarinë, e para ndeshje me Danimarkën, e të njëjtat tone mbajtën edhe lojtarët, parë dhe nivelin e emrin e kundërshtarit, dikur kampion i Europës, në vitin 1996.
Shqipërisë do t’i mungojë lideri i saj, Lorik Cana (i pezulluar) e Arjan Beqaj (i dëmtuar), por edhe danezëve do t’u mungojnë sulmuesi i Arsenalit, Niklas Bentdner (i dëmtuar) dhe i mirënjohuri John Dahl Tomason (po i dëmtuar). Tomason shënoi golin e dytë në fitoren 2-0 të Danimarkës në “Qemal Stafa”.
Kundër Hungarisë, trajneri Ari Han, për herë të parë luajti me dy sulmues, Salihin e Berishën, por Shqipëria nuk e gjeti sërish golin që i mungon prej katër takimesh (vetëm 3 gola në 540 minuta lojë). Gjithsesi, edhe Suedia, me gjigantë të tillë si Zlatan Ibrahimoviç e Henrik Larson, ka shënuar vetëm 2 gola në 5 ndeshje.
Kundër Danimarkës, takimi i shtatë i përfaqësueses sonë, Han ka rastin edhe njëherë tjetër të dëshmojë se guximi për të sulmuar duhet të jetë tipari i lojës sonë, duke shfrytëzuar aftësitë në ajër të Migen Memellit (14 gola në Superligë) e Salihin me cilësitë e tij për të kuptuar trajektoren e topit më parë se kundërshtari.
Trajneri i Danimarkës, Morten Olsen, gjatë deklarimeve të tij ka treguar respekt për Shqipërinë, duke e vlerësuar atë si një ekip të fuqishëm ndaj të cilit duhet treguar respekt, pavarësisht se në dy ballafaqimet kundër Shqipërinë, me atë në stol Danimarka fitoi 2-0 në Tiranë (09.10.2004) dhe 3-1 në Kopenhagën (08.06.2005).
Atëherë në stolin e Shqipërisë ishte gjermani Hans Peter Brigel, por nëse paraardhësi i Oto Bariçit i udhëhoqi kuqezinjtë në një humbje dinjitoze e plot emocion në “Parken Stadium”, pasardhësi i plakushit kroat Bariç, Ari Han, duhet të bëjë të njëjtën gjë, pasi postulati më i njohur në retorikën e futbollit thotë se mbrojtja më e mirë është sulmi.
MUNGESAT
Tre lojtarë të thirrur nga trajneri Ari Han për ndeshjet kundër Hungarisë e Danimarkës nuk janë bashkuar me grupin në Kopenhagën: portieri Arjan Beqaj (i dëmtuar), mbrojtësi Andi Lila (i dëmtuar) dhe mesfushori Lorik Cana (i pezulluar).
GJYQTARËT
Danimarkë-Shqipëri do të gjykohet nga një katërshe gjyqtarësh sllovenë me kryesor 32-vjeçarin Damir Skomina. Ndihmës të tij do të jenë Primoz Arhar dhe Marko Stancin. Gjyqtari i katërt është Robert Krajnic dhe vëshgues Ryszard Vojcik.
SHQIPËRIA KUNDËR DANIMARKËS
Portierë
1.Isli Hidi Kryvbas Krig 9
2.Samir Ujkani Palermo 0
Mbrojtës
3.Armend Dallku Vorskla 30
4.Debatik Curri Vorskla 22
5.Ansi Agolli Tirana 8
6.Kristi Vangjeli Aris 16
7.Endrit Vrapi Elbasani 7
8.Elvin Beqiri Vllaznia 41
9.Admir Teli Karabakh 4
Mesfushorë
10.Altin Lala Hanover 96 71
11.Ervin Skela E.Kotbus 60
12.Gilman Lika Hacetepe 3
13.Ervin Bulku Kryvbas Krig 15
14.Dorian Bylykbashi Kryvbas Krig 2
15.Elis Bakaj Dinamo 3
16.Klodian Duro Omonia 56
Sulmues
17.Hamdi Salihi SV Ried 11
18.Xhevahir Sukaj Vllaznia 1
19.Besart Berisha AC Horsens 14
20.Migen Memelli Tirana 0
RENDITJA, GRUPI 1
Skuadra ND P
1. Danimarka 4 10
2. Hungaria 5 10
3. Portugalia 5 6
4. Suedia 4 6
5. Shqipëria 6 6
6. Malta 6 1
6 ndeshje, 6 pikë
Në gjashtë takimet e para ka grumbulluar gjashtë pikë. Kombëtarja jonë aktualisht ka po aq pikë sa Portugalia (5 ndeshje të zhvilluara) e Suedia (4 ndeshje). Shqipëria ka fituar me Maltën (3-0), barazuar me Suedinë (0-0, në Tiranë) dhe Portugalinë (0-0, në Braga) e Maltën (0-0, në La Valeta) e ka humbur dy herë me Hungarinë (2-0, në Budapest e 0-1 në Tiranë).
4 takime, asnjë gol
Shqipëria, në gjashtë ndeshje, ka shënuar vetëm 3 gola, ato kundër Maltës (Bogdani, Duro, Berisha). Kombëtarja jonë nuk e ka gjetur rrugën e golit në 5 takime, katër prej tyre rresht: kundër Hungarisë, Portugalisë, Maltës e sërish kundër Hungarisë. Vetëm një nga golat mban firmën e një sulmuesi (Erjon Bogdanit), ndërsa dy të tjerët kanë për autor një mbrojtës (Armend Dallku) e një mesfushor (Klodian Duro).
3 gola të pësuar
Është hera e parë që Shqipëria pëson vetëm 3 gola në gjashtë ndeshjet zyrtare. Nuk ka ndodhur kurrë më parë kjo gjë. Ironikisht, të tre golat janë pësuar nga Hungaria, që ka fituar 2-0 në Budapest dhe 0-1 në Tiranë. Sulmuesi hungarez i Augsburgut në kampionatin gjerman, Sandor Torgehele, është autori i dy golave kundër Shqipërisë, një në “Ferenc Pushkash” e një në “Qemal Stafa”.
31 Mars 2009