E Shtunë, 31 Tetor 2026

Statistikat, “kokulur” para danezëve



Kundër Danimarkës kemi zhvilluar deri tani gjashtë takime dhe bilanci është shumë negativ: 1 fitore dhe 5 humbje, vetëm 2 gola të shënuar e 14 të pësuar. Legjenda e madhe e trajningut shqiptar, Loro Boriçi, është tekniku i parë shqiptar që është përballur me Danimarkën: humbëm 4-0, më 29 qershor 1963. Ndeshja e kthimit, katër muaj më pas, rezultoi një kryevepër jo e tij, por e Zuber Konçit, i cili ka regjistruar edhe fitoren e vetme kundër danezëve (1-0) me golin e legjendës shqiptare Panajot Pano. Në katër të tjerat kemi pësuar humbje. Për eliminatoret e Kupës së Botës 1994 humbëm dy herë: 4-0 në Danimarkë dhe 1-0 në Tiranë. Në këto dy ndeshje, në stolin kuqezi ka qenë Bejkush Birçe. Për herë të fundit kundër Danimarkës jemi përballur për eliminatoret e Kupës së Botës 2006: humbëm 2-0 (9 tetor 2004) dhe 3-1 (8 shtator 2005) nën drejtimin e Hans Peter Brigelit. Golin në Danimarkë e shënoi Erjon Bogdani. Trajneri Ari Han është trajneri i pestë i Kombëtares sonë dhe i dyti i huaj pas Hans Peter Briegeli, që do të përballet me Danimarkën.

BILANCI ME DANIMARKËN

29.06.1963
Danimarkë-Shqipëri 4-0
Tr.: Loro Boriçi
(El. Kamp.Europian)

30.10.1963
Shqipëri-Danimarkë 1-0
Tr.: Zyber Konçi
(El. Kamp.Europian)

02.06.1993
Danimarkë-Shqipëri 4-0
Tr.: Bejkush Birçe
(El. Kupa e Botës)

08.09.1993
Shqipëri-Danimarkë 0-1
Tr.: Bejkush Birçe
(El. Kupa e Botës)

09.10.2004
Shqipëri-Danimarkë 0-2
Tr.: Hans P.Brigel
(El. Kupa e Botës)

08.06.2005
Danimarkë-Shqipëri 3-1
Tr.: Hans P.Brigel
(El. Kupa e Botës)

Bilanci: 6 takime; 1 fitore, 0 barazime, 5 humbje. Golat: 2-14

31 Mars 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›