SKËNDER SHERIFI, poeti shqiptar në 10 më të mirët e frankofonisë
Për vitin 2008 libri “Love” i Sherifit cilësohet si ndër më të mirët, e botuar në Francë, Zvicër, Belgjikë e Luksengburg
Petrika GROSI
Sipas një vlerësimi të lirë që është bërë në bazë të opinioneve të gazetarëve profesionistë belgë të kulturës, libri më i fundit, “Love”, i poetit të njohur shqiptar Skënder Sherifi, renditet ndër 10 botimet më të mira në gjuhën frënge për vitin 2008. Lajmin e konfirmon edhe poeti Sherifi, i cili thotë për gazetën “Albania” se “ky vlerësim më bëhet mua dhe krijimtarisë sime prej gazetarëve belgë të kulturës sipas shijeve, kritereve të tyre letrare. Ata e kanë bërë këtë zgjedhje pa e marrë parasysh emrin tim, shfaqjet mediatike dhe as shitjet e librit. Kjo më duket mjaft e ndershme, personalisht e vlerësoj faktin që libri im çmohet prej kritikës ndër zhanret e tjera letrare si romani, tregimi, biografitë, monografitë dhe esetë të botuara përgjatë 2008-s në gjuhën frënge. Nuk e mohoj se jam gëzuar kur shtypi belg e ka renditur librin tim “Love” mes 10 më të mirëve në të gjithë Europën frankofone, ku përfshihen botimet e shumta të vitit të kaluar në katër shtetet kryesore frankofone si Franca, Zvicra, Belgjika e Luksemburgu”. Natyrisht që ky vlerësim i shtypit belg dhe renditja e poetit shqiptar mes 10 më të mirëve ka një domethënie, simbolikë dhe vlerë morale, letrare e artistike të rëndësishme për të gjithë shqiptarët. Teksa e pyesim për përjetimin e këtij vlerësimi, poeti i njohur na përgjigjet buzagaz duke ruajtur sensin e tij të humorit që e karakterizon: “... Për çudi, mes gjithë atyre autorëve të tjerëve, vetëm unë figuroj si poet anarshist dhe si gjysmë-UFO...”. I I pyetur mbi rëndësinë e këtij fakti, Sherifi thotë: “Një eveniment i tillë nuk është i rastit, nuk është as bingo dhe as loto, por rezultat i 33 viteve punë, vlerësimeve letrare të bëra për mua dhe përkushtimit që kam shfaqur vazhdimisht ndaj letërsisë”. Po kështu, shkrimet për poetin shqiptar dhe intervistat me të nuk kanë munguar në revista të tjera të rëndësishme të huaja, siç është “Paris-Match”, apo revista anglofone “The bulletin”. Pra, tashmë poeti shqiptar-frankofon Skënder Sherifi figuron edhe në fjalorin francez të revistës “Larousse”, mes elitës botërore të letrave. Fjalori prestigjioz del njëherë në çdo 25 vjet, çka nënkupton cilësinë e tij, nivelin e përzgjedhjes dhe rëndësinë që ka si botim. Nuk është pak që të kemi një shqiptar mes emrave të përzgjedhur nga e gjithë bota në këtë fjalor, ndaj e urojmë Sherifin të ketë prodhimtari dhe suksese të mëtejshme në rrugën e tij.
31 Mars 2009